21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

A prishë punë nëse e lë namazin pa falur duke e bërë më pas kaza?

Më të lexuarat

Përgjigja: Në Islam nuk ka kaza. Nëse njeriu nuk e ka falur namazin e drekës qëllimisht, edhe nëse për çdo ditë e falë kaza atë, nuk mund ta zëvendësojë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se kush e lë pa falur namazin e ikindisë, është sikur t’i shkatërrohet familja dhe pasuria. Në një tjetër hadith thotë se i shkatërrohen veprat e tij. Dijetarët kanë mospajtime në atë se a i shkatërrohen veprat e asaj dite, apo krejt veprat e bëra deri atëherë. Allahu na ruajttë! Kjo për një namaz që e ka lënë pa falur! Disa dijetarë kanë thënë se nëse njeriu e lë për çdo ditë namazin e ikindisë pa falur, të gjitha veprat i shkatërrohen. Andaj, mos falja e namazit nuk është çështje e lehtë, duke mos e falur për shkak të shoqërisë apo për gjëra të tjera. Për asnjë arsye nuk lihet namazi pa falur.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit