Riadi refuzoi të lëshojë viza për anëtarët e delegacionit hebre të ftuar në konferencën e OKB-së
Arabia Saudite refuzoi të lëshojë viza hyrje për anëtarët e delegacionit izraelit të ftuar në konferencën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për turizmin, raportojnë mediat.
Delegacioni izraelit u ftua të merrte pjesë në konferencën e Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së në Arabinë Saudite, por autoritetet saudite refuzuan t’u jepnin viza, sipas Bloomberg.
Konferenca dy-ditore filloi të dielën në Al-Ula, në Arabinë Saudite veriperëndimore.
Arabia Saudite dhe Izraeli nuk kanë lidhje zyrtare diplomatike.
Izraeli ka krijuar lidhje diplomatike me shumë shtete arabe. Pas marrëveshjes së vitit 2020, Izraeli vendosi marrëdhënie diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Marokun dhe Sudanin. Arabia Saudite po lëvizte në atë drejtim, duke lejuar avionët izraelitë të fluturonin mbi territorin e saj. Arabia Saudite lëshoi viza për izraelitët vetëm për qëllime fetare ose të miratuara biznesi. /tesheshi.com/