7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SOLEMNITETI I PROMOVIMIT TË HATMEVE – FSH. JABOLLÇISHT I EPËRM

Më të lexuarat

Me ftesë të Muftiut të Velesit Z. Nejaz ef. Muratit dhe Z. Mustafë Beqirit, imamit të Jabollçishtit të Epërm Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Fetai i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij Dr.Abdulkerim Iseini dhe z. Musanif Rufati mori pjesë në solemnitetin me rastin e Dua hatmes së 30 nxënësve/eve të mësimbesimit islam në fshatin Jabollçishtë të Epërm të përgatitur nga Imami z. Mustafa Beqiri.

Ishte një program i mrekullueshëm dhe i përgatitur në mënyrë profesionale, që la mbresa të mëdha tek të pranishmit.
Me një prezencë masovike të besimtarëve, së pari të pranishmit i përshëndeti imami i xhamisë duke ju dëshiruar mirëseardhje, e më pas fjalë përshëndetëse mbajti Myftiu Nejaz ef. Murati, i cili përshëndeti Reisul Ulemanë dhe të pranishmit duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në jetë.
Fjalë rasti mbajti Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili falënderoi për ftesën dhe pritjen dhe në mes tjerash foli për vlerën e mësimbesimit islam dhe realizimit të tij.
Në fund u ndanë diploma nxënësve si dhe mirënjohje imamit të xhamisë dhe Myftiut Nejaz ef.Murati.
Duanë e hatmeve e bëri Z. Musanif ef. Rufati, Drejtor i Sektorit për Kulturë në Rijasetin e BFI.
Ishte kënaqësi të vizitosh Jabollçishtin e Epërm dhe të poshtëm, fshatra këto të njohura në territorin e Velesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit