5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Sarandë, grabitet dhe vritet punonjësi i karburantit

Më të lexuarat

Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm në një pikë karburanti në Qafë Gjashtë.

Mësohet se viktima është Artan Hoxha, banor i fshatit Gjashtë, punonjës i pikës së karburantit.
Shkak i vrasjes së 44-vjeçarit dyshohet se ka qenë grabitja e pikës së karburantit. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, autori i pamaskuar ka mbërritur me një motor të kuq dhe ka qëlluar mbi 44-vjeçarin me çifte. Autori më pas ka arritur të marrë 60 mijë lekë të reja dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq punonjësi i plagosur është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.

Forcat e policisë kanë kryer të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË

Sarandë Policia: Rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person (ende i paidentifikuar), i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me “Çifte” punonjësin e kësaj pike, shtetasin: Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.

Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit