1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sanchez: Dënimi i masakrës në Gaza nuk është çështje ideologjie, por njerëzore

Më të lexuarat

Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme, Sanchez zemëroi udhëheqjen izraelite duke akuzuar vendin se nuk i është përmbajtur ligjit ndërkombëtar humanitar në rrethimin dhe bombardimin e Rripit të Gazës

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbrojti qëndrimin e tij kritik ndaj sulmeve izraelite në Gaza të dielën në mes të mosmarrëveshjeve diplomatike midis Spanjës dhe Izraelit, raporton Anadolu.

“Dënimi i sulmeve të ulëta terroriste nga Hamasi dhe, në të njëjtën kohë, dënimi i masakrës pa dallim ndaj qytetarëve palestinezë në Gaza nuk është çështje partish politike apo ideologjie – është çështje njerëzie”, tha Sanchez gjatë një mitingu në Spanjë.

Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme javën e kaluar, Sanchez zemëroi udhëheqjen izraelite duke akuzuar vendin se nuk i është përmbajtur ligjit ndërkombëtar humanitar në rrethimin dhe bombardimin e Rripit të Gazës.

Në fund të vizitës së Sanchezit, i cili udhëtoi me kryeministrin belg Alexander De Croo, qeveria izraelite thirri ambasadorin spanjoll dhe atë belg.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen akuzoi gjithashtu dy liderët evropianë për “mbështetje të terrorizmit”.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares thirri ambasadorin e Izraelit në Spanjë dhe i quajti komentet e Cohenit “të papranueshme”.

Të shtunën, Cohen tha se Izraeli “nuk do të harrojë se kush qëndron” me ta “në këto kohë dhe kush mbështet një organizatë terroriste vrasëse që po mban peng më shumë se 200 veta”.

Më vonë, Albares shtoi se Spanja do të vazhdojë të “ngrejë zërin” për të mbrojtur civilët e pafajshëm palestinezë, duke dënuar Hamasin.

Ish-kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero tha të dielën se qëndrimi i Spanjës ndaj Palestinës “do të mbahet mend si hap i guximshëm”.

Por jo të gjithë në Spanjë janë dakord me këtë këndvështrim.

Të dielën, kreu i opozitës konservatore të vendit, Alberto Nunez Feijoo, fajësoi Sanchezin për fillimin e bllokimit diplomatik.

“Fatkeqësisht, Spanja është më pak e besueshme ndërkombëtarisht”, tha ai për mediat spanjolle në Madrid.

Sanchez pranoi në tubimin e tij se opozita nuk është e domosdoshme të jetë me qeverinë e tij.

“Por unë do të kërkoj që ata të ngrihen për të drejtat e njeriut, të cilat ne po mbrojmë”, tha ai para turmës.

Sanchez tha se qëllimi i tij është të bindë BE-në ose më shumë vende anëtare të njohin shtetin e Palestinës. Ai deklaroi gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme se Madridi është i gatshëm për një lëvizje të njëanshme nëse kjo mbetet alternativa e vetme.​​​​​​​

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit