Në një intervistë ekskluzive për revistën e shquar franceze të sportit, “France Football”, sulmuesi kamerunas me famë botërore, Samuel Eto’o, ka gozhduar francezët me përgjigje në mbështetje të Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan…
Futbollisti me famë botërore, Samuel Eto’o, ka gozhduar francezët me përgjigje në mbështetje të Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Sulmuesi kamerunas i ekipit turk, Atiker Konyaspor, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën e shquar franceze të sportit, “France Football”.
Duke u prononcuar në lidhje me çështje të ndryshme, nga arsyeja përse ai luan në Turqi e deri te politika, golashënuesi 37-vjeçari ka tronditur francezë me përgjigjet e tij në lidhje me Presidentin Erdogan.
“Në Turqi nuk janë duke ndodhur gjera të këqija. Kur marr në konsideratë edhe sulmet terroriste të viteve të shkruara në Londër e Paris, unë e ndjej veten time të sigurt në Turqi. Presidentin Erdogan e njoh nga afër. Ai më respekton dhe unë e admirojë atë”, deklaroi Eto’o mes të tjerash duke iu bërë pritë fushatave shpifëse në lidhje me Turqinë.