15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Helikopteri turk ATAK pëlqehet në ShBA

Më të lexuarat

Imazhet e mahnitshme të helikopterit “ATAK”, një nga ‘bebet e syrit’ të Forcave të Armatosura Turke (TSK) janë postuar nga llogaria “USA Military” në Twitter, e njohur për afrinë që ka me ushtrinë amerikane.

 

Helikopteri vendas dhe kombëtar turk “ATAK” vazhdon të tërheqë vëmendjen e botës.

Imazhet e mahnitshme të helikopterit “ATAK”, një nga ‘bebet e syrit’ të Forcave të Armatosura Turke (TSK) janë postuar nga llogaria “USA Military” në Twitter, e njohur për afrinë që ka me ushtrinë amerikane.

Në pamjet e publikuara me shënimin “Çfarë mendoni ju?” helikopteri ATAK duket ndërsa godet në shenjë objektivin.

Përdoruesit amerikanë të medias sociale pasi kanë parë imazhet e helikopterëve “ATAK”, i kanë pritur ato me një me entuziazëm të madh duke supozuar se ATAK-u është helikopter i ushtrisë amerikane.

Kurse përdoruesit turq të Twitter-it në komentet e tyre kanë theksuar që helikopteri ATAK është prodhim turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit