-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

“Rusia nuk duhet të shpresojë të fitojë” në Ukrainë, thotë ministri i Jashtëm francez

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian bëri thirrje për intensifikimin e mbështetjes ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, ndërsa fliste me gazetarët në Talin, Estoni.

Veç këtyre, ai ka thënë se “Rusia nuk duhet të shpresojë të fitojë”, në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi një objektiv shumë të qartë, të mos heqim dorë nga asgjë dhe të intensifikojmë përpjekjet tona deri në një armëpushim total në të gjithë territorin e Ukrainës dhe negociata reale”.

Le Drian tha se Franca dëshiron t’u tregojë partnerëve “në çdo kontinent” se “për shkak se lufta ruse në Ukrainë është mohim i parimeve dhe angazhimeve që na mbrojnë të gjithëve, është punë e të gjithëve”.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjet që Evropa të heqë dorë nga hidrokarburet ruse.

“Ndërsa ne nuk kemi të gjithë të njëjtën varësi nga hidrokarburet ruse, ne do të kemi të njëjtin interes për t’u larguar prej tyre (në Evropë)”.

Që nga e mërkura, Le Drian ka qenë në një turne në Finlandë, Estoni dhe Lituani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit