18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Zelenskiy: Falënderoj Türkiye për gatishmërinë për të qenë garantuese e sigurisë në Ukrainë

Më të lexuarat

Presidenti u Ukrainës, Vladimir Zelenskiy falënderoi Türkiyen për gatishmërinë e saj për të qenë garantuese e sigurisë së vendit të tij.

Vladimir Zelenskiy, ka bërë deklarata për luftën që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës më 24 shkurt, në videomesazhin që ka publikuar në kanalin e tij Telegram.

Duke bërë të ditur se lufta vazhdon, Zelenskiy tha: “Ne rezistuam shumë më shumë sesa mendonte armiku. Ata menduan se lufta do të zgjaste vetëm 3 ose 5 ditë dhe se kjo kohë ishte e mjaftueshme për të marrë nën kontroll vendin tonë. Por ne po rezistojmë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë”.

Ai bëri të ditur se zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe se diskutuan takimin e delegacioneve të negociatave  ruse dhe ukrainase në Stamboll ditën e martën. Zelenskiy tha: “Ne i jemi mirënjohës Türkiyes që është gati të jetë garantuese e sigurisë së Ukrainë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit