-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rusia nuk do të bëjë furnizime me gaz natyror në Evropë “përtej kontratave”

Më të lexuarat

“Ne mund të themi se Rusia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj kontraktuale. Vëllimet e furnizimit në kontratat ekzistuese janë maksimizuar”, tha Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Rusia i përmbushi detyrimet e saj në përputhje me kontratat në dërgesën e gazit natyror në Evropë dhe se “nuk mund të bëhet furnizim përtej kontratave”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët në Moskë, Peskov bëri vlerësime në lidhje me dërgesat e gazit natyror në Evropë përmes Ukrainës dhe situatën e tregut evropian të gazit.

Ai tha se Rusia ka rritur dërgesat e saj të gazit natyror në Evropë. “Ne mund të themi se Rusia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj kontraktuale. Vëllimet e furnizimit në kontratat ekzistuese janë maksimizuar”, tha Peskov.

Në pyetjen nëse “Gazprom” mund të furnizojë me gaz natyror përtej detyrimeve kontraktuale, Peskov tha se “Furnizimi përtej kontratave nuk është i mundur. A ta japim falas?”.

Sipas tij, kërkesa për gazin rus në Evropë duhet të rritet në mënyrë që Rusia të rrisë dërgesat e saj të gazit natyror përmes Ukrainës.

“Ukraina duhet t’u drejtohet blerësve të gazit në Evropë për të zgjidhur problemin e tranzitit. Duke marrë parasysh rritjen e kërkesës për gaz kompanitë evropiane mund të lidhin një marrëveshje të re afatgjatë me ‘Gazprom’-in për vëllime shtesë. Për dërgesat përmes Ukrainës duhet të ketë blerës”, theksoi Peskov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit