2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruajnë Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un nënshkruan dokumentin pas disa raundeve bisedimesh

Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruan Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik, e cila do të shërbejë si bazë për bashkëpunimin e ardhshëm dypalësh, transmeton Anadolu.

Kremlini përmes një deklarate njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un nënshkruan dokumentin pas disa raundeve bisedimesh.

“Vitin e kaluar, si rezultat i vizitës suaj në Rusi, ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve tona ndërshtetërore. Dhe sot është përgatitur një dokument i ri themelor, i cili do të përbëjë bazën e marrëdhënieve tona për një afat të gjatë”, tha presidenti rus për marrëveshjen.

Putin kujtoi se miqësia ruso-koreane u krijua përballë vështirësive, veçanërisht në vitin 1945, kur ushtarët sovjetikë luftuan “krah më krah” me patriotët koreanë për të çliruar Korenë nga pushtuesit japonezë.

Gjithashtu, gjatë Luftës Koreane të viteve 1950-1953, pilotët sovjetikë fluturuan me dhjetëra mijëra misione luftarake për të mbështetur ushtarët e Koresë së Veriut.

“Me sa di unë, programi i sotëm përfshin vendosjen e një kurore në Monumentin e Çlirimit të Koresë. Paraardhësit tanë dhanë një themel të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve tona sot”, tha ai.

Ndihmësi i presidentit rus, Yury Ushakov, më herët tha se dokumenti i ri do të zëvendësojë disa marrëveshje të mëparshme, duke përfshirë Traktatin e Miqësisë dhe Ndihmës së Ndërsjellë të vitit 1961, Traktatin për Miqësinë dhe Fqinjësinë e Mirë të vitit 2000 dhe deklaratat e Moskës dhe Phenianit të vitit 2000 dhe 2001.

Sipas tij, marrëveshja e re do të pasqyrojë ndryshimet e rëndësishme në peizazhin gjeopolitik dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Ushakov theksoi se dokumenti do të jetë në përputhje me të gjitha parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, nuk do të jetë i natyrës konfrontuese dhe nuk do të jetë i drejtuar kundër asnjë shteti, por do të synojë sigurimin e një stabiliteti më të madh në rajonin e Azisë Verilindore.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit