-31,7 gradë celsius është temperatura, që u regjistrua sot në mëngjes në Intorsura Buzaului, në kontenë qendrore rumune të Kovasnas.
“Edhe sonte pritet të jetë një natë tjetër e acartë, çka do të pasohet me një mot më të ngrohtë”, njoftuan po sot meteorologët e kontesë.
Sakaq, dje në mëngjes, stacioni meteorologjik lokal kishte regjistruar temperaturën -31oC, më e ulta në të gjithë vendin.
Zyrtarisht, temperatura më e ulët e regjistruar më parë në Rumani i përkiste po kësaj konteje, më 8 shkurt 2005, kur termometri shënoi -35,8oC.