12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Suedi – Protesta kundër sulmeve ndaj xhamive

Më të lexuarat

Sulmet që kanë ndodhur në javët e fundit ndaj xhamive në Suedi janë protestuar nga mijëra vetë me manifestime që janë mbajtur në qytete të ndryshme të vendit.

Mijëra persona kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara në orët e drekës në qytetet si Göteborg, Malmö dhe në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.
Në protestën e zhvilluar në Stockholm, ku morën pjesë afërsisht 2 mijë persona policia mori masa sigurie. Protesta u zhvillua pa incidente, në të mori pjesë ministrja e Kulturës së Suedisë Alice Bah Kuhnke, e cila ka deklaruar se qeveria në muajin e ardhshëm do të marrë masa kundër islamofobisë. Protestat u organizuan nga 40 grupe të ndryshme si Këshilli Mysliman i Suedisë dhe Myslimanët e rinj në Suedi etj.
Ministri i Pushtetit Lokal Ardalan Shekarabi, i cili foli në protestën e zhvilluar në Upsala të Stockolhmit, tha se: “Është një kërcënim për liritë fetare në qoftë se njerëzit kanë frikë të shkojnë në xhami”. Në rajonin Upsala një xhamie tjetër iu vu zjarri në mëngjesin pas vitit të ri, kjo xhami është xhamia e tretë që i vihet zjarri brenda 1 jave në vend.
– Policia shton masat e sigurisë-
Pas zjarrvënieve ndaj xhamive policia suedeze ka vendosur të rrisë masat e sigurisë. Policia ka bërë thirrje për rritjen e dialogut me përfaqësuesit e vendeve të adhurimit, dhe duke theksuar bashkëpunimin me policinë u bëri thirrje për ti kushtuar në veçanti vëmendje xhamive.
Në zjarrvënien ndaj xhamisë me 25 dhjetor në Eskilstuna në juglindje të Suedisë u plagosën 5 persona, ndërsa në zjarrvënien ndaj xhamisë në Eslöv me 26 dhjetor pati vetëm dëme materiale.
Sipas një studimi realizuar nga fondacioni Expo mbi racizmin dhe ksenofobisë në Suedi mësohet se vitin e kaluar janë ndërmarrë të paktën 12 sulme kundër xhamive. Kryeredaktori i fondacionit Expo Daniel Poohl shprehet se kjo do të thotë të paktën 1 sulm në muaj kundër xhamive dhe ka tërhequr vëmendjen se këto sulme kundër xhamive nuk raportohen çdo herë tek autoritetet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit