14.7 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

​Çfarë sfide ka para vetes Mark Zuckerberg për vitin 2015?

Më të lexuarat

​Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, për vitin 2015 ka vendosur të lexojë nga një libër të ri për çdo javë për të mësuar rreth kulturave të ndryshme, besimeve, historive dhe teknologjisë.
“Sfida ime për vitin 2015 është të lexojë një libër të ri çdo javë- veçanërisht në mësimin rreth kulturave të ndryshme, besimeve, historive dhe teknologjisë,” ka shkruar ai.

Ai ka marrë shumë propozime deri më tani për librat që do të duhej t’i lexojë, dhe shihni sugjerimet dhe ato se çfarë ka planifikuar të lexojë Zuckerberg duke klikuar këtu, aty ku ai do të postojë çdo libër të lexuar.

Edhe ju mund t’i propozoni atij të lexoj diçka që ju besoni se do të ishte ajo çfarë kërkon Zuckerberg, pse jo edhe ndonjë autor shqiptarë.

Libri i tij i parë do të jetë “ The End of Power” nga Moises Naim. Ky libër zbulon se si bota është duke i dhënë më shumë fuqi individit, të cilën tradicionalisht e kanë patur qeveritë, ushtritë e armatosura dhe organizatat e tjera. Trendi i dhënies më shumë fuqi individit është një prej atyre që Zuckerberg beson thellësisht, dhe ka shkruar se është i interesuar të lexojë për këtë më detajisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit