2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Ruhuni nga shala…e biçikletës

Më të lexuarat

Një studim i universitetit të Yale ka nxjerrë në dritë një fakt, të cilin shumë pëshpërisnin nën zë. Përdorimi i biçikletës, mund të shkaktojë probleme seksuale. Një gjë e tillë, dihej për meshkujt, por tanimë është provuar si rrezik edhe për femrat.

Edhe në këtë rast shkaku i problemeve është shala. Por, për të zgjidhur, të paktën pjesërisht këtë problem, specialistët këshillojnë gjetjen e një pozicioni të përshtatshëm gjatë uljes në biçikletë që të mos shkaktojë dëmtime.
Studimi është kryer tek 48 femra që përdorin biçikletën e që bëjnë rreth 18 km në javë me mjetin e tyre me dy rrota. Mjekët studiun ndjesitë e tyre në zonën e legenit gjatë kontaktit të saj me shalën e biçikletës. Gjatë udhëtim pacientët raportuan praninë e mpirjeve dhe ndjesi shpimi gjilpërash.
U konstatua dhe një pozicion ideal do të ishte pjesa e ngritur e shalës. Kjo do të evitonte irritimin dhe deformimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit