16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

A është me të vërtetë Everesti mali më i lartë në botë?!

Më të lexuarat

A JENI TË SIGURT SE MALI I EVERESTIT ËSHTË MALI MË I LARTË NË BOTË?! JA DISA KURIOZITETE FANTASTIKE MBI MALIN QË NDODHET MES KINËS DHE NEPALIT!
5 gjëra që ndoshta nuk i dinit për malin e Everestit

Të gjithë e dimë se mali i Everestit (në gjuhën nepale: Sagarmatha, në atë tibetiane: Chomolangma) arrin lartësinë 8848 metra; gjendet në Azi në Himalajat Lindore, në pjesën kineze të kufirit me Nepalin; emri i malit vjen nga gjenerali anglez Ser Everest, për këtë arsye është quajtur mali i Everestit. Ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me madhështinë e tij botërore! Të gjithë e dimë se mali i Everestit është maja më e lartë malore në botë. Por a është kjo një e vërtetë absolute?! Për këtë dhe shumë kuriozitete të tjera rreth tij, ju ftojmë të lexoni më poshtë:
5. Merimangat e malit
A dëshironi të ngjiteni në malin e Everestit? Shumë mirë, mund të shkoni, por duhet të dini se nuk do të jetë një ngjitje e lehtë. Dhe si të mos mjaftonte, mund të ndesheni me merimanga Ajo jeton në lartësi të mëdha, por edhe në pyje, shkretëtira etj.! Kjo lloj merimange është e rrezikshme nëse ju pickon, ndaj duhet të keni patjetër me vete ndonjë medikament për një rast të tillë!

4. Ky burrë e ka ngjitur malin Everest 21 herë
Kjo është historia e pabesueshme e Apa Sherpa, i cili ka marrë zyrtarisht certifikatën e Librit të Rekordeve Gines, pasi e ka ngjitur malin Everest 21 herë! Por nepalezi ka deklaruar se në 20 vitet e fundit mali është bërë shumë më i vështirë për t’u ngjitur, në krahasim me kohët e mëparshme, për shkak të ndryshimeve klimatike!
3. Grindje në lartësi
Një herë, në vitin 2013, tre alpinistë, Ueli, Simone dhe Jonathan, u përfshinë në një grindje me disa sherpas (grup etnik që jeton në malin e Nepalit) të cilët i akuzuan ata se kanë provokuar një ortek që mund të godiste disa prej tyre. Por alpinistët i hodhën poshtë të gjitha akuzat, ndërsa më pas çështja kaloi në “duar”: sherpat i rrahën ata shumë keq, madje njëri prej tyre tentoi të vriste Simonen!
2. Mali i Everestit po bëhet edhe më i lartë
Teoritë mbi lartësinë e malit të Everestit kanë hapur gjithnjë diskutime mes kinezëve dhe nepalezëve, por për një gjë të gjithë janë të qartë, falë një zbulimi që ka bërë një grup kërkuesish në vitin 1994: ky mal, çdo vit, rritet pothuaj me rreth 4 milimetra!

1. Nuk është mali më i lartë në botë
Nuk e besoni!? Mali më i lartë në botë është Mauna Kea, një vullkan 4.205 metra i lartë, në ishullin e Havai! Nëse ky mal matet që nga baza e tij (që nga thellësia), e cila është 5.761 metra nën nivelin e detit, lartësia e tij shkon në 9.966 metra, shumë më tepër se mali i Everestit!
Debati për rimatjen e malit të Everestit
Është urdhëruar një matje e re për malin e Everestit, i cili konsiderohet si më i larti në botë. Vendimin e kanë marrë autoritetet e Nepalit, për t’u dhënë fund ngatërresave mbi lartësinë e tij. Lartësia zyrtare e Everestit deri tani është 8848 metra. Por Kina dhe Nepali kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje lidhur me këtë matje. Kinezët deklarojnë se ai duhet matur nga lartësia e strukturës së tij të gurtë, ndërsa nepalezët mendojnë se duhet të llogaritet edhe lartësia e dëborës, e cila e bën katër metra më të lartë. Mali që është konsideruar si më larti në botë, përshkon kufirin mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit