2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rruga ballkanike e refugjatëve, Merkel: Siguroni kufijtë e Shqipërisë!

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje autoriteteve europiane të sigurojnë kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë me Greqinë, për të parandaluar kalimin e paligjshëm të refugjatëve të bllokuar në shtetin helen, njofton TCH.

Mbyllja e kufijve nga një pjesë e shteteve të rrugës ballkanike e ka vënë Athinën nën një presion të jashtëzakonshëm. Me mijëra emigrantë dhe refugjatë të mbetur atje, me shpresën ta vazhdojnë rrugëtimin drejt veriut të Europës, por pa mundësinë fizike për ta bërë një gjë të tillë, me shumë gjasa do të kërkojnë tani rrugë alternative.

Deklarata e shefes së ekzekitivit gjerman, e bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, tregon pajtimin e saj me qasjen europiane të përvijuar në samitin BE-Turqi, të hënën.

“Për ta bërë të qëndrueshme situatën, me të cilën përballemi sot në rrugën ballkanike, ne duhet të punojmë me Greqinë. Sepse është ajo që po vuan më shumë. Ne duhet të sigurojmë kufijtë me Maqedonine dhe Shqipërinë nga ana greke. Duhet të sigurohemi që do të ofrohen mundësi më të mira strehimi. Dhe axhenda BE-Turqi duhet të jetë gjithashtu pjesë e kësaj përpjekjeje, në të kundërt nuk do ta arrijmë kurrë qëndrueshmërinë në Greqi”, tha Merkel.

Takimi në Berlin u fokusua te mënyrat e përballimit të situatës së vështirë, që i ka krijuar kontinentit të vjetër vala e pafrenuar e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Janë rreth 33 mijë refugjatë të bllokuar aktualisht në Greqi. Numri i lartë i azilkërkuesve ka krijuar një ngërç, sidomos në kufirin e saj me Maqedoninë, ku emigrantët presin prej javësh mundësinë e kalimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit