1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rritet në 32.845 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Më të lexuarat

Në 24 orët e fundit në sulmet e forcave izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 63 palestinezë ndërsa 94 të tjerë janë plagosur

Është rritur në 32.845 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli që ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra në një deklaratë informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 178 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Al-Qudra bëri të ditur se në 24 orët e fundit në sulmet e forcave izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 63 palestinezë ndërsa 94 të tjerë janë plagosur.

“Numri i atyre që kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, ka arritur në 32.845”, tha Al-Qudra i cili shtoi se numri i të plagosurve ka arritur në 75.392.

Zëdhënësi i ministrisë, Al-Qudra vuri në dukje se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit