5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Rritet në 20 numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gaza

Më të lexuarat

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga dje u rrit në 20 dhe numri i të plagosurve në 48

Me vdekjen e tre palestinezëve të tjerë në sulmin e fundit të ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, numri i të vdekurve ka shkuar në 20, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza publikoi një deklaratë në lidhje me bilancin e sulmeve të ushtrisë izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës sot.

Në deklaratë thuhet se në sulmin e sotëm izraelit humbën jetën fillimisht dy, e më pas tre palestinezë të tjerë.

Siç njoftohet, numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga dje u rrit në 20 dhe numri i të plagosurve në 48.

Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës dje, humbën jetën 15 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë, kurse 22 u plagosën. Është bërë e ditur se tre persona nga personeli ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik ishin në mesin të vdekurve nga sulmet.

Ushtria izraelite sot goditi sërish disa zona në Gaza, ku qetësia mbizotëronte që nga orët e natës.

Pas kësaj, një seri raketash u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit