0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rrihet rëndë i burgosuri Erxhan Zenuni, burgu i Kumanovës ferr për shqiptarët

Më të lexuarat

Burime nga Burgu i Kumanovës për Gazetën “Lajm”, kanë bërë të ditur se mbrëmë, sic thuhet, “disa maqedonas të burgosur bashkë të organizuar, jo edhe pa ndihmën e policëve (gardianë)”, e kanë rrahur shumë rëndë të burgosurin Erxhan Zenuni, të cilin si pasojë e lëndimeve, më pastaj e kanë dërguar në spitalin e Kumanovës në Repartin e Kirurgjisë.

Erxhani natën e kishte kaluar në Spitalin e Kumanovës ku është trajtuar dhe mjekuar me anë të infuzioneve. Thuhet se rrahjes së Erxhanit, i ka ndihmuar edhe njëfarë djali i Sasho Boksierit (Stefan), i cili ka ndërmjetësuar duke i mbyllur dyertë për të mos i ndihmuar dikush nga afër Erxhanit.

Familjarët poashtu janë ankuar për këtë rast dhe kërkojnë përgjegjësi nga kompetentët e burgut, si dhe zotohen se drejtësinë dhe ndëshkimin për këtë do ta cojnë deri në fund.

Ankesat e të burgosurve shqiptarë kanë të bëjnë me mungesën e trajtimit adekuat konform normave, sic trajtohen edhe të burgosurit maqedonas.

Ndikimi i kuadrove shqiptare që e drejtojnë këtë institucione tanimë disa vite me radhë, nuk është vërejtur, në kontekst të përmirësimit të trajtimit të të burgosurve shqiptarë. Familjarët thonë se e kanë njoftuar edhe drejtorin shqiptar, por që tani për tani nuk është ndërmarrë ndonjë masë ndëshkimi ndaj atyre që e rrahën Erxhanin.

Familjarët poashtu janë ankuar për këtë rast dhe kërkojnë përgjegjësi nga kompetentët e burgut, si dhe zotohen se drejtësinë dhe ndëshkimin për këtë do ta dërgojnë deri në fund.

Erxhanit i kanë ngelë vetëm edhe rreth 10 ditë vuajtje dënimi (deri më datën 11 korrik).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit