Dhjetë persona raportohet se kanë vdekur pas shpërthimit të një avioni luftarak grek F-16 në bazën ushtarake Albacete në Spanjën qendrore.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme e Spanjës, raporton BBC.
Sipas abc.es, piloti grek ekzekutoi një manovër të gabuar gjatë zbritjes, gjë që rezultoi me rënien dhe shpërthimin e avionit.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të avionit, transmeton gazeta Shqiptarja./kohaislame