25 C
Pristina
E diel, 20 Qershor, 2021

Vetëvendosja bën thirrje për protestë nesër kundër Jabllanoviç dhe në mbrojtje të Trepçës

Më të lexuarat

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët e Kosovës që, nesër në orën 12:00 sërish të mbahet protestë gjithë popullore në Prishtinë, duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviç dhe në mbrojtje të Trepçës.

 Në konferencën për mediat të mbajtur sot pasdite, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se, nesër nga ora 12:00  sërish do të mbahet protestë gjithë popullore në Prishtinë, duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviç, dhe në mbrojtje të Trepçës, raporton Anadolu Agency.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste, pas skadimit të ultimatumit drejtuar kryeministrit Isa Mustafa për shkarkimin e ministrit për Kthime dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç dhe mos plotësimit të kësaj kërkese të bërë në protestat e së shtunës. Sipas Kurtit, protestuesit do të mblidhen nesër në mesditë te sheshi “Zahir Pajaziti”, prej ku do të marshojnë në drejtime të sheshit “Skënderbeu” ku gjendet ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Për dallim nga e shtuna, kur protestat ishin organizuar me ftesë të organizatës së nënave gjakovare “Thirrja e Nënave” së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, ku ishin mbledhur disa dhjetëra mijëra qytetarë, të martën shoqata “Thirrjet e Nënave” është tërhequr nga organizimi i protestës mbarëpopullore.

Në një deklarim për të përditshmen Zëri, Nysrete Kumnova, kryetarja e kësaj shoqate ka thënë se anëtaret e saj kanë vendosur të mos jenë pjesë e protestës e cila do të mbahet të martën në Prishtinë. Ajo ka refuzuar të flasë shumë për këtë çështje dhe është arsyetuar me probleme shëndetësore, mirëpo ka konfirmuar edhe vendimin e familjarëve se në të ardhmen, nuk do të jenë më pjesë e asnjë proteste, përveç të asaj të cilën do ta organiozojnë vet, si shoqatë e pavarur dhe me metodat e veta. Megjithatë, Kumnova ka theksuar se shoqata “Thirrjet e Nënave” vazhdon të qëndrojë prapa kërkesës për shkarkimin e Jabllanoviçit./aa.com.tr/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit