6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

RREZIKU I SHIRKUT DHE DËMET E TIJ

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيم.
“Me të vërtetë, të bërit shok Allahut, është zullum i madh”.
(Lukman: 13).

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ ۚ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَىٰ إِثْمًا عَظِيمًا
” Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij.
Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.”
(Nisa: 48).

وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ

” Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Allahut shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar”.
(Zumer: 65).

 

Trasnmetohet nga Xhabiri,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Kush e takon Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, do të hyjë në Xhenet.
Ndërsa, kush e takon Allahun duke i shoqëruar ďiç, do të hyjë në zjarr.”
(Shënon: Muslimi: 93).

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese.
Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndalur Allahu(vrasja e njeriut pa të drejtë), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.”

(Shënon: Buhariu: 5/393 2766 , Muslimi: 89, Ebu Davudi: 2873, Nesaiu: 6/215).

 

Transmetohet nga Muadh Ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
” Isha prapa shpinës së Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- i hypur mbi gomar, dhe më tha:
” O Muadh!
A e di se cila është e drejta e Allahut ndaj robërve dhe e drejta e robërve ndaj Allahut?
Thash(Muadhi): Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
Tha(Pejgamberi alejhi selam):
” E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe tê mos i shoqërojnë asgjë.
Ndërsa, e drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron Atij asgjë.”
(Shënuan: Buhariu: 6/58(2856) dhe Muslimi: 30).

 

Komentim i Përgjithshëm:

Shirku në Allahun është:
Të përkushtuarit apo përshkruarit dikujt tjetër diçka me Allahun, që është e veqant vetëm për Allahun.

Mëkati më i shumtuar dhe më i madh êshtë shirku.

Allahu,-xhele ue ala!,- nuk e falë njeriun i cili vdes me shirk.

Dënohet me dënim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit ai i cili bën dhe vdesë me shirk.

Shirku është mëkati më i shumtuar që mund ta bëjnë krijesat karshi Zotit të tyre.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

1. Frika nga rënia nê shirk.

2. Obligueshmëria e tërheqjes së vërejtjes nga shirku apo rënia në të.

3. Allahu nuk e falë shirkun, përpos nëse pendohet vepruesi i tij.

4. Shirku nuk është sikur mëkatet tjera, nëse nuk pendohet dhe vdes Allahu nuk e falë, kurse vepruesi i mëkateve tjera nëse nuk pendohet dhe vdesë, nëse do Allahu e falë , nëse do e denon.

5. Kush vdesë në shirk veprat e tij shkatërrohen dhe bëhen pluhur.

6. Shirku është shkaku kryesor që njeriu fundoset dhe kurrë nuk del nga zjarri i Xhehenemit.

 

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

 

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit