-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rreth 50 refugjatë shpëtohen në brigjet e Qipros

Më të lexuarat

Qipros kanë njoftuar për shpëtimin e 50 refugjatëve në brigjet e këtij vendi. Sipas faqes informative të gazetës franceze Le Figaro në internet, autoritetet e Qipros të mërkurën kanë shpëtuar 47 refugjatë sirianë në brigjet e rajonit Kato Pyrgos në jugperëndim të këtij vendi.
Disa prej këtyre refugjatëve janë transferuar në spital dhe disa të tjerë në qendrat për pranimin e refugjatëve. Burimet policore të Qipros kanë thënë se ky numër i refugjatëve mund të jetë pjesë e një grupi më të madh të emigrantë ilegalë dhe policia e këtij vendi është në kërkim të trafikantëve të emigrantëve.
Qipro si një anëtar i BE ka një distancë detare 100 km nga Siria dhe deri më tani i është shmangur pranimit të refugjatëve sirianë të cilët po ikin nga lufta në këtë vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit