22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rrëfimi prekës i 10-vjeçares Rohingya, drejtuar botës: si ma vranë babanë para syve…

Më të lexuarat

Dëshmi tronditëse vijojnë të vijnë nga mylismanët Rohingya që po largohen dhunshëm nga Myanmar-i. OKB e ka cilësuar spastrim etnik atë që po ndodh prej rreth 3 javësh, ndërsa mbarë bota po dënon sulmet e forcave të sigurisë ndaj popullsisë civile. Ngjan si cinik fakti se në krye të këtij vendi qëndron dhe një nobeliste paqeje, Aung San Suu Kyi, me të një kaluar të afërt si aktiviste e të drejtave të njeriut, duke marrë dhe të tjera vlerësime ndërkombëtare. Puna po arrin deri aty sa organizma si BE po kërkojnë anullimin e Nobel-it për të, duke parë se ç’ po ndodh nën hyqmin e saj.

Rreth 400,000 Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur në Bangladesh javët e fundit si rezultat i dhunës ndaj popullsisë civile, të kryer nga ushtria e Myanmar-it.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj Suu Kyi-së dhe qeverinë e saj për t’i dhënë fund dhunës.

“Situata duket si një doracak për pastrim etnik”, tha të hënën, me 11 shtator shefi për të drejta të njeriut në OKB Zeid Ra’ad al-Hussein.

Kësaj rradhë vjen dëshmia rrënqethëse e një fëmije vetëm 10 vjeç, babain e së cilës ia kanë vrarë para syve, teksa ndodheshin në shtëpi.

Mesazhi i 10-vjeçares, drejtuar botës:

Unë quhem Noor Kajol, dhe jam 10 vjeç. Isha shumë e lumtur në fshatin tim të vjetër, sepse po studioja në medrese, më pëlqente të mësoja rreth Kur’anit të shenjtë dhe dëshiroja t´a memorizoja atë përmendësh. Jetoja me familjen time, të përbërë nga 7 anëtarë. Shtëpia nuk ishte shumë e madhe, por më pëlqente jeta atje.

Na u desh të iknim nga shtëpitë tona, sepse ushtria filloi të qëllonte mbi ne. Unë isha në shtëpi me babanë, kur e qëlluan përmes dritares.

Plumbi e goditi atë në kokë, dhe ai ra në dysheme. Nga koka e tij filloi të rridhte shumë gjak.

Isha vërtetë e frikësuar, dhe qava shumë. Ne u detyruam të largohemi, duke lënë babanë e pajetë në shtëpi. Ushtria e dogji atë, pavarësisht se babai im ishte ende aty.

Ne ikëm në pyll dhe u fshehëm nëpër pemë. Pastaj ecëm për tre ditë, dhe më në fund mbërritëm në Bangladesh. Ishte e vështirë për mua, sepse isha e uritur dhe më mungonte shumë babai im.

Njerëz të tjerë na ndihmuan të kalonim kufirin falas, një gjest shumë i mirë nga ana e tyre. Udhëtuam me një varkë me motor, por nuk e shijova udhëtimin me anije, sepse ende po më mungonte babai. Ai ishte një druvar dhe të gjithë e donin. Ishte një njeri i mirë dhe më donte shumë.

Unë jam shumë e pikëlluar në Bangladesh, sepse më mungon aq shumë babai im. Gjithashtu është shumë keq këtu; nuk ka tualete apo banjo.

Unë do të doja që bota të na ndihmonte të ktheheshim vendin tonë ose të na ofronte një vend tjetër ku do të mund të jetonim.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit