3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

RRËFIMI I DY GOMARËVE

Më të lexuarat

Rrëfehet për një bujk se i posedonte dy gomarë dhe, një ditë nga ditët, e vendosi që me njërin të bartë krip e me tjetrin enë dhe pjata. Gomarët u nisën me atë që u ngarkuan dhe, në mes të rrugës gomari që ishte ngarkuar me krip filloi të ndjen lodhje dhe mundim. Sasia e kripës ishte më e madhe dhe më e rëndë se sa enët dhe pjatat e zbrazëta në gomarin tjetër.

Ndërkohë kur gomari i ngarkuar me pjatat ishte i lumtur se kishte një peshë të vogël, gomari tjetër vendosi që të futet në një enë të madhe me ujë që ishte anësh rrugës e të flladitet dhe të kthen fuqinë që e humbi nga pesha e rëndë. Kur doli nga ena ndjeu sikurse u ringjall, mirëpo ndërkohë ju kishte shkri kripa që e barte dhe filloi të ndjehet aktiv sikurse të mos kishte pas ndjerë më herët fare lodhje!

Kur e pa gomari që barte enë dhe pjata se çfarë ndodhi me gomarin tjetër edhe ky hyri në atë enë të madhe me ujë që të freskohet dhe të fiton fuqi si gomari tjetër, mirëpo enët e tij u mbushën me ujë, dhe kur deshi të del nga ena gati se shpina e tij nuk u nda në dysh nga pesha e rënda që iu bë me futjen e ujit nëpër enë që i barte.
————————————–

Urtësia e tregimit:

Ajo që tjetrit i bën dobi s’do të thotë se ty të bën dobi, po madje të dëmton. Kurse ajo që i bën dëm atij ka mundësi që ty të bën dobi. Pra, para se të fillosh ta pasosh tjetrin detyrohesh të dish dhe të mësosh shkakun se pse ai e veproi atë vepër, edhe pse ky pasim ose do të bën dobi apo do të dëmton.

Nëse nuk e angazhojmë mendjen tonë, atëherë veten do ta angazhojmë që ta bartë atë që nuk ka mundësi ta bartë edhe atë pa mos përfituar asgjë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit