Bajram Ramadani gna fshati Sllupcan i Kumanovës ka shpërndarë një histori shumë interesante me miqt e tij për atë se çka e ka befasuar atë në Haxh, transmeton Tetova1.
Pas njoftimit më vonë ishin takuar në njërin nga hollet e hotelit, ku kinezi kishte mbajtur një ligjëratë afër një orë të gjatë e që gjatë gjithë kohës i ishte referuar mulla Jakup Asipit. Duke e njohur nga afër të ndjerin Asipi, shqiptarëve ju kishte bërë përshtypje se si mundet një kinez që nuk din shqip ti referohet ligjëratave të një hoxhe shqiptar.
Për më tepër lexojeni tregimin e plotë emocionues të Bajram Ramadanit:
TAKIMI ME KINEZIN NË HAXH (momente te paharruara emocionuese)
Gjat kryerjes së haxhit më vitin 2008, deri sa ishim në Medine, në xhaminë e pejgamberit a.s. ndërmjet kohës së namazit të akshamit dhe të jacisë, pushonim në katin e dytë unë me dy shokë të vjetër S.S. dhe F.A. duke biseduar, aty afër nesh qëndronin dy persona. Duke biseduar ne, ata na dëgjuan dhe kur vërejtën se po flasim në gjuhën shqipe, njëri nga ata na pershëndeti, dhe u afrua tek po rrinim ne. Në bisedë e sipër, kuptuam që njëri ishte shqiptar me origjinë nga fshati Koliçan i Shkupit, por i lindur në Australi, kurse ai tjetri ishte Kinez. ishin aty rreth moshës 30 vjeçare, Ata ishin shokë të punës në Australi, dhe kishin ardhur bashk në haxh. Pas namazit të Jacisë, na ftuan tek hoteli i tyre, ku qëdruam deri në orët e hershme të mëngjesit duke biseduar. Kinezi na e mbajti një ligjeratë rreth një orë, në gjuhën angleze, dhe shpeshherë gjat ligjerimit referohej në Jakup Asipin, duke cituar fjalë apo thënie të tij. Dhe pas përfundimit të ligjërimit, e pyetëm, se si ka mundësi që një kinez me punë në australi, të referohet në Jakup Asipin? Këtu filloi sqarimi nga ana e Shqiptarit, duke thënë që: Ne jemi kolegë pune, dhe deri sa shoku im kinez ishte budist, unë në makinën e punës në të cilën udhetonim bashk, dëgjoja ligjëratat e Jakup Asipit, ai ishte kureshtarë te dinte se si ka mundësi qe në makinë të dëgjohet të folurit përderisa zakonisht në makina dëgjohet muzikë. Dhe hera herës më kërkonte që të ia përktheja fjalët e hoxhës. Kurreshtja iu shtua edhe me shumë, deri sa më kërkoi që të i përktheja ligjerata të tëra. Pas dëgjimit të disa ligjëratave, ai u konvertua në islam, dhe u bë një besimtar shumë i devotshëm. Më pas më kërkoi që të gjitha 100 ligjeratat e Jakup Asipit që i kisha nëpër CD, të ia përktheja…. Pas sqarimit të kësaj historie, ne i thamë që ne jemi nxënësit e Jakup Asipit, kurse njëri nga shokët e mi, i tha që ky është nipi i tij (djali i vëllaut të J.A.). Kinezi bashk me shqiptarin u shtanguan , dhe nuk mundë të besonin në këtë rastësi kaq te veçantë. A është e mundur???!!! Ia ktheu kinezi. U zgjuan në këmbë, dhe na përqafuan fort, kurse emocionet na kapluan të gjithëve. Kinezi filloi të qajë, ne u emocionuam jasht mase. Vazhduam bisedën në një atmosferë shumë vëllazërore me ç’rast, na ngelen mbresa të mëdha dhe ai moment ishte njëri ndër momentet më pikante emocionuese të jetës sime, në vendin e bukur dhe të ndritur aty afër trupit të më të zgjedhurit njeri të të gjitha kohrave, Muhammedit a.s.!
Këto përjetime deshta të i ndaj me dashamirët e mi, vetëm për qefin tim. Ju faleminderit.