17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Britani, reagime për lajmet e rreme për muslimanët

Më të lexuarat

Zëvendës sekretari i Këshillit të Muslimanëve në Britaninë e Madhe, Mikdad Versi, ka thënë se kanë nisur një projekt të ri për korrigjimin ose përgënjeshtrimin e lajmeve të rreme në lidhje me muslimanët dhe fenë Islame në këtë vend, raporton ilirianews.mk.

Në një deklaratë për mediat vendase ka thënë se këtë projekt ai e shikon për nga pikëpamja personale. Versi ka vënë në dukje se lajmet kundër muslimanëve në vend shpërndahen nga personat me pikëpamje radikale të djathtë.

Ai ka thënë se në këtë kuadër deri më sot ka bërë të mundur ndryshimin dhe rregullimin e 20 lajmeve të gabuara të publikuara në mediat britanike dhe tregon se për një numër ta madh lajmesh i është drejtuar autoriteteve përkatëse për tu ankuar.

Duke vënë në dukje rëndësinë e gazetarisë përgjegjëse, Versi në vijim ka shtuar: “Gazetaria ka një rol të rëndësishëm në demokraci, por ky profesion i pastër është duke u baltosur me lajme të rreme për msulimanët dhe fenë islame. Editorët e gazetave duhet të kenë parasysh dhe të vlerësojnë standardët e gazetarisë si dhe të krahasojnë me këto standarde lajmet e rreme që dalin në këtë drejtim.”

Një nga lajmet që Versi ka mundur të ndryshojë është edhe një lajm i gazetës Sun me titull “Terror në supermarket: Personi i armatosur hapi zjarr ndaj një supermarketi spanjoll pasi thërriti Allahu Ekberr. Ndërkohë pas ndërhyrjes se Versi-t titulli u shndërrua në ”Terror në supermarket: Një person i armatosur sulmon me armë supermarketin spanjoll.”

Versi thotë se në këto raste ka edhe dënime të larta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit