Perbersit per peten
3 te bardha te vezes
100 gr sheqer
Maje thike kripe
3 luge kakao
100 gr cokollate
100 ml qumesht
100 ml vaj
5 luge miell
½ pluhur per pjekje
Perbersit per kremin
3 te verdha te vezes
100 gr sheqer pluhur
100 gr cokollate
Ajke e embel(hopla per embelsira)
Udhezimet
Ngrohet furra ne 180 grade dhe nderkohe bejme brumin.
Tunden te bardhat e vezes me pak krip derisa te behet nje shkume e forte.
Shtohet sheqeri ne shkumen e te bardhave duke e perzier vazhdimisht derisa te shkrihet sheqeri.
Pastaj shtohet cokollata e shkrire mbi avull.Ne kete mase duke e perzier shtohet qumeshti,vaji dhe gradualisht shtohet kakao dhe mielli i perzier me pluhurin per pjekje.
Tanim perzihet me luge ngadale nga posht larte ne menyre qe masa te mos bie.
Masa e brumit qitet ne kallepin per pjekje te mbuluar me leter per pjekje dhe piqet ne 180 grade per 20 minuta.
Pandispanjen e pjekur e mbeshtjellim me nje lecke kuzhine ne te cilen kemi qitur sheqer pluhur ne menyre qe roleja te mos ngjitet per lecke.
Te verdhat tunden me sheqer derisa sheqeri te shkrihet dhe te zbardhet ngjyra.
Pastaj e qesim ne nje ene mbi avull dhe e ziejme per disa minuta dhe e largojme nga zjarri,e leme te ftohet.(Kete proces te zierjes mund ta bejme edhe ne mikrovale ku e qesim ne nje ene qe reziston mikrovalen dhe e leme ne 500c per 50sec dhe e nxjerrim ,e perziejem dhe prap e fusim ne mikro dhe prap e leme ne 500c per 50sec.)
Pasi ftohet pak kremi i te verdhave dhe sheqerit shtojme se pari ajken e embel dhe e perziejme e pastaj cokollaten e shkrire me pare ne avull.
Te gjitha se bashku i perziejme dhe fitojme nje krem cokollate .
Nese deshironi sasi me te madhe te kremit mund te shtoni sasine e ajkes se embel.
Me kete krem lyhet peta e rolades ne te gjithe siperfaqen dhe nje pjese mund ta leme per lyerjen per se jashtmi dhe e dekorojme sipas deshires.
Autori: Blerta Spahiu/ksh