4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

RMV: Shërbimet digjitale nga shteti nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët dhe klimë të favorshme ekonomike për bizneset

Më të lexuarat

Digjitalizimi është komponenti kyç në luftën kundër korrupsionit në shoqëri, pasi që e eliminon faktorin njeri dhe e zvogëlon rrezikut nga korrupsioni, theksoi zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski në ngjarjen online “Dialogje për Agjendën Digjitale: Prezantim të Raportit për situatën aktuale dhe udhërrëfyesi për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut” i cili është mbajtur në kuadër të projektit “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” të Fondacionit Metamorfozis, i cili është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Bajdevski shtoi se kriza e koronës e ka theksuar rëndësinë e digjitalizimit të shërbimeve, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset. Prej këtu, tha ai, në fokusin e Qeverisë është zhvillimi i platformës digjitale, dhe në atë drejtim, deri më tani janë miratuar strategji, janë hapur të dhënat e institucioneve, është rritur sajber-siguria dhe janë miratuar disa zgjidhje ligjore të cilat mundësojnë dhënie të dokumenteve elektronike me vlefshmëri juridike.

Bajdevski paralajmëroi se deri në fillim të vitit 2023 do të kyçet shoqëria civile në tërësi në zbatimin e agjendës digjitale.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, tha se që nga themelimi i fondacionit kanë pasur për qëllim promovimin e teknologjive të reja të cilat do të jenë në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetesës së qytetarëve, të cilët duhet t’i kenë shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme, por edhe kulturën që të shfrytëzohet me përgjegjësi teknologjia digjitale.

Jashari theksoi se për shfrytëzimin e teknologjisë digjitale duhet që të punojnë të gjitha palët e përfshira, që krijohet një kornizë juridike dhe institucione për shfrytëzimin pa pengesë të shërbimeve të digjitalizuara.

“Zhvillimi dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja është proces i pashmangshëm dhe për atë duhet që të krijohen kushte për shfrytëzimin e plotë të përfitimeve nga transformimi digjital. Qytetarët të informohen për agjendën dijgjitale, të mësojnë për mundësitë e reja të teknologjive digjitale, të marrin pjesë në prioritetizimin për atë se cilat shërbime do të digjitalizohen dhe të kontribuojnë në atë se si ajo do të bëhet”, tha Jashari.

Ai shtoi se shfuqizimi i roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që nga 1 korriku është pjesë e Agjendës Digjitale. Qytetarët i ndjejnë përfitimet, a rezultati i kësaj është, përmirësimi i komunikimit dhe klimës së biznesit, gjatë së cilës qëllimi kryesor është që të përmirësohet kualiteti i jetesës.

Vjet, numri i shërbimeve që janë shfrytëzuar nga portali e-shërbime është rritur dyfish për dallim prej vitit 2019-të, gjegjësisht nga 17.241 në 34.843, tregon Raporti për situatën aktuale dhe udhërrëfyesi për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut.

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Natalija Shikova, gjatë prezantimit të këtij raporti theksoi se, jo të gjitha shërbimet deri në fund janë të digjitalizuara, dhe në ky portal nuk ofron asnjë pikë të shërbimeve, por ju ridestinon në portale tjera, që do të duhej të përmirësohet. Prej këtu, tha Shikova, nuk mundet që të shihet se sa qytetarë i kanë shfrytëzuar shërbimet elektronike. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se vetëm 18% nga shërbimet në shtet, mund të shfrytëzohen në mënyrë elektronike.

Shikova potencoi se edhe pse kemi përmirësim të dhënies së shërbimeve elektronike, megjithatë ngecim në krahasim me rajonin, dhe jemi larg mesatares së Bashkimit Evropian.

Sekretari shtetëror në MSHI-a, Elena Mançeva tha se qytetarët i njohin përfitimet, ashtu siç është shfuqizimi i roamingut, por atë nuk e lidhin me Agjendën Digjitale. Mançeva theksoi se në Strategjinë afatgjate për Teknologji Informatike-Komunikuese është futur edhe strategjia për digjitalizim.

Në portalin për e-shërbime tani janë të qasshme vetëm shërbimet për qytetarët, a Mançeva paralajmëroi edhe sigurimin e 125 shërbimeve të reja për biznese nëpërmjet projektit IPA. Ajo rekomandoi edhe digjitalizim të regjistrave në institucione, por edhe se duhet që të rrëzohen barrierat mes tyre, në interes të dhënies së shërbimeve elektronike qytetarëve, pasi që shteti është ai i cili duhet që të jetë një dhënës i shërbimeve, pa i interesuar qytetarit, se cili institucion qëndron në prapavijë që duhet ta kryejë punën.

Koordinatorja programuese e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime, Iskra Bellçeva – Ristovska, tha se niveli i hulumtimit ka treguar se 16,3% e të anketuarve të tyre kanë vlerësuar se të punësuarit në administratën publike janë joprofesional. Prej këtu, ajo thekson se me rëndësi thelbësore është shkathtësia e të punësuarve në sektorin publik dhe pastaj ata t’u japin vlerë të shtuar sistemeve elektronike për shërbime më të lehta të qytetarëve. Bellçeva-Ristovska theksoi se në portalin e-shërbime nuk ofrohen shërbime nga komunat, pasi që ata nuk i kanë unifikuar dokumentet. Prej këtu, ajo rekomandoi që institucionet qendrore duhet që t’i përforcojnë edhe institucionet lokale që të gjejnë zgjidhje digjitale.

Drejtori ekzekutiv i Maqedonia 25, Nikica Mojsoska – Bllazhevski tha se po punohet Iniciativa Digjitale 2025, e cila ka për qëllim që të punojë në mbledhjen e të dhënave në korniza ndërkombëtare për atë se në cilin në nivel është Maqedonia në lidhje me shkathtësitë digjitale, digjitalizimi i administratës publike dhe të ofrohen masa për përmirësimin e rangimit. Ajo shtoi se është me rëndësi bashkëpunimi i të gjithë aktorëve, gjegjësisht institucionet shtetërore, sektori joqeveritar që qëllimi të jetë komplementar, nëpërmjet digjitalizimit të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe të përmirësohet klima ekonomike për bizneset.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit