15.3 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Austri: Ish-nënkancelari i Austrisë, njëherësh edhe udhëheqës i ekstremit të djathtë del në gjyq për ryshfet

Më të lexuarat

Ish-nënkancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, dyshohet se ka pranuar donacione në këmbim të drejtimit të fondeve publike. Hetimi për Strache-n u hap pasi në vitin 2019 shpërtheu skandali i videos ‘Ibizagate’.

Procedimet filluan të martën në një gjykatë të Vjenës për ish-nënkancelarin austriak Heinz-Christian Strache. Ai po përballet me akuza në lidhje me një skandal që shembi qeverinë e koalicionit të Austrisë në vitin 2019.

Strache akuzohet se ka ofruar të ndryshojë një ligj për të ndihmuar një donator politik të sigurojë fonde publike për një spital privat. Një donacion prej 10.000 € (11,800 dollarë) dyshohet se u transferua nga operatori i spitalit te Partia e Lirisë e Austrisë e së djathtës ekstreme të Strache-s.

Në atë kohë FPÖ ishte pjesë e një qeverie koalicioni me Partinë e Popullit (ÖVP) të qendrës së djathtë të kancelarit Sebastian Kurz.

Operatori i spitalit, një mik i Strache-s, është akuzuar gjithashtu për ryshfet. Të dy burrat i kundërshtojnë akuzat. Procesi gjyqësor është planifikuar të zgjasë katër ditë.

Çfarë ishte ‘Ibizagate’?

Hetimi për Strachen filloi pasi në mediat gjermane u shfaq në vitin 2019 duke treguar Strachen që diskutonte shkëmbimin e ndikimit politik për para. E gjitha është filmuar në vitin 2017 në ishullin spanjoll të Ibizas.

Strache mund të dëgjohet në video duke premtuar kontakte shtetërore me një grua që ai besonte se ishte mbesa e një oligarku rus, në këmbim të ndihmës për fushatën e FPÖ për zgjedhjet. Ai mendoi se gruaja do të ishte në gjendje të garantonte një mbulim të mirë për shtypin.

Ai nuk e dinte se po filmohej dhe se takimi kishte qenë një plan i sajuar. Strache tha më vonë se kishte qenë i dehur kur kishte bërë deklaratat dhe pretendoi se mund ta kishin droguar.

Pasi videoja u bë publike, filloi një hetim gjyqësor që çoi në sekuestrimin e celularëve që i përkisnin Straches dhe disa politikanëve të tjerë. Kjo çoi në të paktën 12 hetime të tjera penale.

Strache u shkarkua si kryetar i FPÖ dhe qeveria e koalicionit me ÖVP e Kurzit u shpërbë.

aud (dpa, AFP)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit