3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

RMV, mjeku Ilir Demiri është zgjedhur personaliteti evropian për vitin 2020

Më të lexuarat

Nga fillimi i vitit 2020 në vendin tonë, si dhe në të gjitha shtetet e botës, u përballëm me një krizë shëndetësore nga virusi korona, infeksioni i të cilit arriti që për një muaj të shpallet gjendja pandemike. E gjithë barra ra mbi punonjësit shëndetësorë të cilët u desh të riorganizojnë punën në kushtet për të cilat nuk ishin të përgatitur. Andaj, mjeku Ilir Demiri është zgjedhur si personaliteti evropian i vitit 2020, shkruan Europeanmovement.mk.

Atëherë kishte mobilizim të të gjitha institucioneve si dhe shoqërisë, megjithatë, në vijën e parë të frontit ishin punonjësit shëndetësore në spitalet e vendit. Njeriu i cili shpëton një njeri është hero, ndërsa personi i cili shëron shumë njerëz është mjek apo motër medicinale, deklaruan nga kjo organizatë.

“Me këtë, e vendosin fotografinë e mjekut Ilir Demiri i cili i përfaqëson të gjithë mjekët tjerë të cilët në formë të palodhshme trajtojnë pacientët, pa marrë parasysh kushtet, pa marrë parasysh edhe barrierat apo kohën, lodhjen apo rrezikun potencial. Për Demirin mund të thuhet se interesi i tij për pacientët nuk përfundonte me orarin e punës, ai u kujdes për pacientët vazhdimisht, komunikonte me familjarët dhe të afërmit e tyre, u mundua që të qetësojë ata si dhe tregoi kujdes të veçantë për personat që humbën ndonjë të afërm” shkruan Europeanmovemt.mk.

“Në luftën me jetët e njerëzve të infektuar nga Kovid-19 nuk ndihmonte shumë ekspertiza apo dituria e madhe, sepse ashtu kemi pasur nga fillimi. Ajo që ndihmoi pacientët është përkushtimi i mjekëve të luftojnë me atë që paraprakisht e kanë ditur dhe kombinimi i dijes me resurset ekzistuese. Për këtë ishte i nevojshëm vendimi që e mora nga fillimi – se asnjë nga rreziqet që shfaqen nga pandemia nuk do të më ndalojë që të jem brenda, të jem me të sëmurit e rëndë në repartin intensiv – aq sa do të ketë nevojë për mua. Megjithatë, gjithsesi që nuk isha vet. Pat punën me ekipin dhe respektimin e organizimit të cilën e vendosën të punësuarit në klinikën infektive, nuk do të ishte bë asgjë” tha Demiri.

Ndryshe, për Demirin më shumë flasin pacientët dhe familjarët e tyre të cilët në publik kanë shprehur mendimet e tyre, për këtë, sipas Europeanmovement ai e meriton të jetë Personaliteti Evropian i vitit 2020, çmim ky i cili ju ndahen personave që japin kontribut të veçantë në ndonjë fushë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit