4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sa do ta mirëpresin shqiptarët “gjelbërimin” e BDI-së ?

Më të lexuarat

Partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila ka qenë edhe më së gjati në pushtet, në prag të zgjedhjeve të reja lokale, doli me një program të ri të njohur si Agjenda e Gjelbërt, e cila synon që përmes saj ti tërheq votuesit, por që është një sfidë e madhe për këtë parti se a do të pranohet a jo nga elektorati shqiptar, dhe sa janë ata interesuar për këto tema, kur ata përballen me problematike më esenciale dhe më emergjente.

Qëllimi i partive politike është marja dhe ushtrimi i pushtetit, për të arritur këtë qëllim ata krijojnë programe dhe strategji të cilat janë tërheqëse për elektoratin, e që mbështetja dhe vota e tyre nënkupton pushtet për ta, por njëkohësisht zgjedhja e një strategjie dhe programi jo të përshtatshëm me kërkesat dhe problematikat e qytetarëve shëndrrohet në një katastrofë elektorale për partinë, shkruan Zhurnal.

Krijimi i agjendës së gjelbërt nga BDI është një program ambicioz, e cila synon që ti tërheq votuesit shqiptar, duke theksuar se çështjet etnike janë zgjidhur dhe tani duhet të fokusohemi në çështje tjera që janë më shumë të karakterit të përgjithshëm, që është një befasi shumë e madhe duke pasur parasysh se kjo parti ka lindur si pasojë e luftës për barazi dhe të drejta etnike në Maqedoninë e Veriut.

A janë realizuar të gjithë të drejta e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që partia më e madhe në vend të bëj një kapërcim të tillë nga parti etnike në parti të gjelbërt? Të dhënat na flasin se shqiptarët janë ende shumë larg përfaqësimit të drejt dhe adekuat siç është i përcaktuar me ligj ku këtij etniteti i takojnë 25 % e numrit të të punësuarve në institucunet shtetërore. Ajo që bie në sy ështe fakti se në shumë institucione përqindja e shqiptarëve është shumë larg nga kjo shifër si dhe ka dikastere ku pjesmarrja e shqiptarëve është zero, shkruan Zhurnal.

Vitit 2016 shënon shifrat më të larta të përfaqësimit të shqiptarëve në insistucionet shtetërore me rreth 19.2 %, në vitin 2017 me 19.1 %, vitin 2018, 19 %, në vitin 2019 shifrat ishin të ngjajshme, kurse në vitin 2020 ishte 17. 7 %, kjo tregon për një trend ulës në 4 vitet e fundit të përfaqësimit adekuat që na e mundëson ligji. Duke qenë në këto shifra si mund të pretendojmë që çështjet etnike në vend janë rregulluar, ku as përfaqësimi në institucione jo që nuk është rreguluar, por po ulet nga viti në vit.

Në njësitin special Tigrat për 40 vite që nga krijimi i saj ende asnjë shqiptarë nuk ka qenë pjesë e saj, duke marrë parasysh se me ligj obligohen që të kenë 25 % shqiptarë, edhe pse shqiptarët kanë pasur poste drejtuese në Ministrinë e Punëve të Brendëshme si zëvendësministër, dhe për pak kohë e kanë drejtuar atë, por që nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Sipas raportit të Avoktatit të Popullit të vitit 2019 thekson se lista është e gjatë e institucioneve në të cilët shqiptarët nuk përbëjne as 10 % të të punësuarve, por ka edhe institucione në të cilat përfaqësimi i kësaj etnie është zero që dmth se nuk ka asnjë të punsuar si: Kabineti i Presidentit 8,3 % shqiptarë të punësuar, Komisioni Anti-Korrupsion 9,1% shqiptarë të punësuar, Gjykata Kushtetuese 6,7 % shqiptarë të punësuar, Gjykata Supreme 7,1 % shqiptarë të punësuar, Akademia e Shkencës dhe Arteve 2,8 % shqiptarë të punësuar, SHA për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësira Banimi dhe Afariste me rëndësi për Republikën 2,4 % shqiptarë të punësuar, MEPSO 2,0 % shqiptarë të punësuar, Shoqëria Aksionare për Transport Hekurudhat 3,0 % shqiptarë të punësuar, Agjencia për Planifikim Hapësinor 3,1 % shqiptarë të punësuar, Komisioni Shtetëror i Ankesave për Furnizime Publike 6,3 % shqiptarë të punësuar, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë 7,1 % shqiptarë të punësuar, Komisioni për Letra me Vlerë 4,0 % shqiptarë të punësuar, Agjencia për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet 8,1 % shqiptarë të punësuar, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve 4,0 % shqiptarë të punësuar, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore 3,4 % shqiptarë të punësuar, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike 5,5 % shqiptarë të punësuar, Regjistri Qendror 9,0 % shqiptarë të punësuar, Burgu Kumanovë me Repartin e Hapur – Kriva Pallankë 4,3 % shqiptarë të punësuar. Ndërsa institucionet që nuk kanë asnjë shqiptarë janë: Agjencia e Filmit, Enti Gjeologjik, Instituti për Standardizim i, Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Sizmologji Inxhinierike, Qendra për Zhvillimin e Rajonit Malor të Shkupit, shkruan Zhurnal.

Përqinda e shqiptarëve të punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike është 95, prej rreth 1,100 të punësuarve gjithsej në këtë institucion, që përbën një shifër prej 17.5 % që është larg përfaqëimit të drejtë. Në ministrinë e Mbrotjes përfaqësimi i shqiptarëve është mes shifrave 16-18 %, por që është shumë larg nga ajo e duhura.

Mosrespektimi i përdorimit të gjuhës shqipe është një çëshje tjetër e cila po shqetëson qytetarët e kësja etnie, pavarsisht deklaratave të partisë politike shqiptare se kjo çështje është zgjidhur, në terren po ndodh e kundërta ku shumica e institucioneve lëshojnë dokumenta vetëm në gjuhën maqedoniase duke e injoruar plotësisht gjuhën shqipe, shkruan Zhurnal.

Këto janë vetëm disa nga problemet e mëdha etnike me të cilët bërballen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e që këto të dhëna na tregojë se çështjet etnike në këtë vend nuk janë kryer ende, dhe si rezultat i kësaj ne kemi nevoj për një parti etnike për ti adresuar ato, pasi të rregulohen këto çështje atëher mund që ti qasemi edhe sfidave të tjera që tangojnë të gjithë qytetarët.

Zhurnal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit