3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

RMV, arritën vaksinat kineze, MSH paralajmëroi deri 15 mijë vaksinime në ditë

Më të lexuarat

Ambasadori kinez Zhang Xuo dhe ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe, kanë pranuar sot 200 mijë vaksina “Sinofarm”, që paraqesin dozën e parë të vaksinave kineze në vend, transmeton Portalb.mk.

Filipçe sqaroi që prej 4 majit do të fillojë vaksinimi me këto vaksina, me një kapacitet të tillë që brenda ditës do të vaksinohen nga 10 mijë deri 15 mijë qytetarë, edhe në gjashtë qytetet tjera. Nga Ministria theksojnë se vaksinat janë blerë në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin, ndërkohë falënderojnë shërbimet ushtarake për mbështetjen gjatë transportit të këtyre vaksinave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ka në plan të marrë së shpejti vendim mbi aprovimin e menjëhershëm të vaksinave kineze kundër covid-19 të Sinofarm dhe Sinovak. Lista e vaksinave të miratuara nga OBSH konsiderohet konfirmim për efikasitetin dhe sigurinë e tyre.

Ndryshe, raportohet që deri më tani janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetarë, ndërsa janë paraqitur për vaksinimin 207 332 qytetarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit