16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Turkish Airlines” ruan kryesimin në Evropë me 711 fluturime ditore

Më të lexuarat

Linjat Ajrore Turke ‘THY’, e cila menaxhoi në mënyrë të fuqishme krizën e shkaktuar nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), e cila është periudha më e vështirë në historinë globale të aviacionit, vazhdon të jetë në krye të klasifikimit të suksesit këtë vit.

Sipas Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Trafikut Ajror (EUROCONTROL) kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines) ka vazhduar të kryesojë në Evropë me 711 fluturime të realizuara më 22 prill 2021.

Kjo kompani ka kryer dyfishin e fluturimeve të linjave ajrore që janë radhitur në vendin e dytë.

Kurse sipas të dhënave të botuara më 19 Prill nga ofruesi kryesor botëror i të dhënave dhe analizave të aviacionit, Udhëzuesi Zyrtar i Aviacionit (OAG), THY renditet ndër 10 linjat ajrore më të mira në botë për nga kapaciteti dhe i pari në Evropë.

Për sa i përket raportit kilometër/ulëse (kolltuk) të ofruara, THY u rendit e 5-ta në botë dhe zuri pozicionin udhëheqës në Evropë. Linjat Ajore Turke kryesonin në Evropë edhe vitin e kaluar.

Kurse Turkish Cargo, marka më e mirë e transportit ajror të ngarkesave të Evropës, duke e rritur pjesën në treg në vitin 2020 në 4.7 për qind u rrit nga vendi i 8-të në vendin e 6-të ndër linjat e transportit ajror të mallrave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit