Njerëzit do të çonin me qejf në karrige elektrike një qenie njerëzore.
Të dhënat vijnë nga një studim i ri, që zbuloi se njerëzit janë ende tepër të bindur ndaj autoriteteve, edhe atëherë kur janë të ndërgjegjshëm se po bëjnë diçka të gabuar.
Siç shkruan e përditshmja “The Independent”, rreth 50 vite më parë, shkencëtarët realizuan një eksperiment për të testuar sesa të predispozuar do të ishin njerëzit nëse do inkurajoheshin për t’i dhënë shok elektrik një tjetër personi.
Ata simuluan sikur pjesëmarrësit po i jepnin shok eletrik tjetrit dhe subjektet besonin se po e bënin vërtetë një gjë të tillë. Gjatë kësaj kohe ata nuk ndaluan, ndonëse dëgjonin ulërimat e të tjerëve.
I njohur si eksperimenti “Milgram”, ai përcaktoi se njerëzit do të ishin të gatshëm të shkonin në ekstrem nën urdhrat e autoriteteve, duke vepruar edhe kur shkaktonin dëmtime apo edhe vdekjen e dikujt.
Psikologët rikrijuan të njëjtin eksperiment dhe dalluan se njerëzit janë po aq të bindur sa 50 vite më parë.
Studimi në fjalë u realizua nga Universiteti i Shkencave Sociale dhe Humanitare në Poloni.
Ekspertët thanë se kishin qenë kuriozë për të zbuluar se cilat do të ishin konkluzionet nëse ky eksperiment do të bëhej në Europën Qëndrore.
Ata rekrutuan 80 pjesëmarrës, femra dhe meshkuj, të moshës 18 deri në 69–vjeç. Atyre iu dhanë mbi 10 butona për të shtypur, ku secili prej tyre sinjifikonte nivel më të lartë shoku.
Niveli i bindjes mes pjesëmarrësve ishte i ngjashëm me studimin origjinal. Rreth 90 përqind e tyre ishin të gatshëm të shtypnin butonin që tejçonte më shumë shok elektrik.
Kjo ndryshonte disi kur njerëzit mendonin se po përçonin shok tek femrat.
Shkencëtarët thanë se të dhënat dokumentojnë që shoqëria nuk ka ndryshuar aq shumë nga sa mund të besohet.