4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

RINGJALLE NJË SUNET: “KËRKO FALJE NGA ALLAHU 100 HERË NË DITË”

Më të lexuarat


I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “O njerëz, pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje Atij; unë pendohem tek Allahu dhe i kërkoj falje Atij njëqind herë në ditë.” [Ahmedi, 17829]

● Është transmetuar se Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Ne i numëronim të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në një ndejë (mexhlis) njëqind: “Rabbi-gfirli ve tubb ‘alejje, inneke entet-tevvaburr-rrahim ―
(O Allah, më fal mua dhe ma prano pendimin, sepse Ti je Pranues i pendimit, Mëshirplotë).”

Sipas një transmetimi tjetër: “inneke entet-tevvabul-gafur (Ti je Pranues i pendimit, Falës i madh)”

[Transmetuar nga Ebu Davudi: 1516, Tirmidhiu: 3434 dhe të tjerët. Klasifikuar si sahih (i vërtetë) nga Albani]

● Është transmetuar nga Shedad ibën Evs, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Lutja më e mirë për kërkim-falje është:

All-llahumme ente rabbi la ilahe il-la ente, halekteni ve ene abduke, ve ene ala ahdike ve va’dike mesteta’tu, e’udhu bike min sherri ma sana’tu, ebu’u leke bi ni’metike ‘alejje ve ebu’u leke bi dhenbi, fagfirli fe innehu la jagfirhudh-dhunube il-la ente ― (O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje).”

Pastaj tha: “Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë, do të jetë nga banorët e Xhenetit dhe kush e thotë në mëngjes dhe vdes po atë ditë, do të jetë nga banorët e Xhenetit. [Buhariu: 6306]

Përktheu: Driton Xhezairi
Kontrolloi: Hoxhë Lulzim Susuri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit