2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rilindja e një xhamie të famshme në Shkodër

Më të lexuarat

Fronti i “Plumbit”, Rama publikon pamjet: Gati në vjeshtë!

Kyeministri Rama publikoi pamje nga kantieri i rikonstruksionit të Xhamisë së Plumbit në Shkodër, një ndër monumentet fetare më të vyera të trashëgimisë islame në Shqipëri.

“Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët.

Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës”, shkruan i pari i qeverisë.

Kujtohet se Xhamia e Plumbit ose ndryshe Xhamia e Mehmet pashë Bushatit, është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar vitet 1773-1774, ajo konsiderohet ndër faltoret më të madhe osmane në të gjithë Shqipërinë.

Të dhënat e kronikës së Jusuf Tabakut dëshmojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellur me sistem zinxhir, dorë më dorë, prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e Urës së Kirit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit