-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rikthehen rrugët ilegale të ikjes së kosovarëve në perëndim

Më të lexuarat

Nuk është vetëm komuna e Vitisë epiqendrër e ikjes masive të shtetasve kosovarë në Perëndim. Mirëpo, problemi i shfaqur i “arratisjes” nga Vitia, ka ditë që është bërë publik. Ndërkohë, Koha mëson se ikja masive dhe tentime për t’ia mësyer Perëndimit me çdo kusht, para se gjithash nëpërmjet rrugëve ilegale, ka ditë që po ndodhin edhe në disa qendra të tjera të Kosovës.

Me qindra shtetas kosovar këto ditë kanë lëshuar Kosovën duke u nisur nga Podujeva, Skënderaj, Drenasi dhe Prishtina, duke udhëtuar nëpër Serbi në drejtim të Hungarisë, prej nga nëse kanë fat, ilegalisht udhëtojnë për ndonjërin shtet më të afërt të perëndimit.

Sipas një burimi të sigurt nga Stacioni i Autobusve të Prishtinës, ka ditë që ka nisur “lëvizje” e madhe e udhëtarëve me autobusët e linjave të rregullta në drejtim të kryeqytetit serb. Fillimisht mbushej përplot për çdo natë autobusi që niset nga Prishtina në drejtim të Beogradit në orën 22, më pastaj për shkak të numrit të madh të udhëtarëve në këtë linjë janë nisur gjatë ditëve të fundit po të njëjtën kohë edhe nga dy e më shumë autobusë. Të gjithë këta të mbushur me shtetas të Kosovës, prej tyre shumica absolute qytetarë të moshës së re, e jo rrallë minorenë fare.

Në Podujevë, sipas burimeve flitet se në këto kohët e fundit, që kur ka filluar ikja ilegale për në Hungari, nga ky qytet janë larguar së paku 1.000 kosovarë, ndërsa nga Skënderaj dhe Drenasi madje edhe më shumë se kaq.

Burimi i Koha.net shpjegon se udhëtarët e “zorit” nisen vetëm me letërnjoftime, për çka tashmë Serbia në rastet më të shumta nuk bënë problem, ndërsa me zbritjen nga autobusi në Beograd bien në duart e “sekserëve” shqiptarë dhe serbë të cilët kundrejt një çmimi prej 250-500 euro i dërgojë deri në kufirin serb-hungarez, të cilin e kalojnë ilegalisht për t’u dorëzuar te policia hungareze, e cila i dërgon në qendrat e përkohëshme të azilit. Pastaj, kush ka fatin që të lejohet për të ikur në Perëndim vazhdon rrugën, të tjerët kthehen për në vendlindje të zhgënjyer, pas shpenzimeve jo të vogëla dhe peripecive jo të pakta të përjetuara gjatë “aventurës” për të ikur në Perëndim.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit