Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 26.109.2022, konvokoi mbledhjen e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në selinë e BFI të RMV në Shkup.
Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Rijasetit të cilët u mblodhën për të diskutuar për aktivitetet e institucionit më të lartë fetar për gjashtë muajt e fundit, përfshi raportin e muajit të bekuar të Ramazanit, raportin mbi kurbanat dhe analizën rreth organizimit të haxhit për vitin 2022.
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, në përbërje të plotë, përfshi myftinjtë e myftinjve të BFI, drejtorët e sektorëve të ndryshëm të Rijasetit, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dekani i FSHI, fillimisht si pikë të parë të mbledhjes shqyrtuan dhe miratuan Procesverbalin nga mbledhja paraprake e Rijasetit.
Më pas, në pikën e dytë të rendit të ditës, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai informoi të pranishmit për aktivitet mes dy mbledhjeve të Rijasetit, me ç’rast bëri një rezyme gjithëpërfshirëse të aktiviteteve dhe vizitave të delegacioneve të BFI nëpër qendrat islame në Perëndim, përfshi edhe vizitat zyrtare në vendet e Lindjes së Mesme.
Në vazhdim u shqyrtuan dhe analizuan: Raporti mbi aktivitetet e muajit të bekuar të Ramazanit 2022, Raporti mbi aktivitetet dhe organizimin e Haxhit 2022 dhe Raporti për grumbullimin dhe therjen e kurbaneve për vitin 2022.
Pika e fundit e rendit të ditës ishte përgatitja për pritjen e Ministrit të Vakfit të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe masat që do të merren për një organizim sa më të denjë në pritjen e mysafirit të lartë, i cili do ta vizitojë Bashkësinë Fetare Islame të RMV gjatë muajit Nëntor.
U debatua edhe për shumë çështje tjera,ku Reisul Ulema informoi të pranishmit për procesin e akreditimit të Medrsesê si dhe për vizitat e ndryshme në vend dhe më gjërë. Informoi edhe për takimin me zyrtarë të lartë të Ez’herit, me çka u arritë pranimi i studentëve tanë në këtē Universitet.
Mbledhja u shqua me analizë të thellë, debat dhe sugjerime të rëndësishme dhe konstruktive.
Në fund Reisul Ulema uroj të gjithë antarët e Rijasetit për kontributin e madhë si dhe të gjith faktorët e BFI që në këtë vit të sfidave të mëdha të kohës dhe vendit të tejkalohen të gjitha rezultatet e viteve të kaluara për nga të gjitha aspektet.
Allahu i bekoftë të gjithë dhe të na jep fuqinë e imanit për të vazhduar në ngritje të reja të BFI e RMV.