16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ngrënia me duar përmirëson shijen e ushqimit, thotë psikologu i Oxfordit

Më të lexuarat

Profesori Charles Spence, nga Universiteti i Oxfordit, ka thënë se heqja dorë nga pirunët dhe thikat është sekreti për të shijuar ushqimin pasi “rrit përvojën e ngrënies”.

Spence i cili është psikolog në këtë universitet ka thënë se ngrënia me duar ka edhe përfitime shëndetësore.

“Ngrënia me duar është vërtetuar shkencërisht se përmirëson strukturën dhe shijen e ushqimit, si dhe sjell një sërë përfitimesh shëndetësore. Është diçka që më shumë njerëz duhet ta dinë dhe të merren me të”, ka thënë Spence.

Sipas tij, ushqimet më të njohura në botë, tashmë hahen me duar.

“Shumë nga ushqimet më të njohura në botë hahen me duar – mendoni hamburgerët, tacos, tortillat, dhe krahët, kështu që pse nuk mund të jenë edhe ushqimet e tjera? Ngrënia me duar na ndihmon për të na bërë më të ndërgjegjshëm për atë që hamë dhe rrit përvojën tonë të ngrënies, në vend që të përdorim pa menduar takëm siç bëjmë gjithmonë”, është shprehur ai.

Spence mendon se ngrënia me pirunë e thika i ndan njerëzit nga shqisat e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit