4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Reperi i famshëm amerikan kalon në Islam

Më të lexuarat

Konvertimi tjetër i bujshëm në SHBA në një javë Ramazan

Reperi, kompozitori dhe producenti amerikan Lil Jon u konvertua në Islam në një xhami në Kaliforni. Të premten, Jon vizitoi Xhaminë e Mbretit Fahad në Los Anxhelos dhe shpalli publikisht konvertimin e tij në Islam para shumë besimtarëve muslimanë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, reperi amerikan shihet duke thënë Shehadetin – dëshminë e të qënit musliman – para imamit të xhamisë, duke shpallur publikisht përkatësinë e tij në Islam.

Lil Jon ka lindur në Atlanta, Georgia në vitin 1971 dhe emri i tij i vërtetë është Jonathan Smith. Muzikanti fitoi famë për rolin e tij pionier në promovimin e nënzhanrit hip-hop në fillim të viteve 2000. Ai ka më shumë se një milion ndjekës në rrjetet sociale. Ai prodhoi shumë këngë hit. Ai ishte frontmeni i grupit muzikor The East Side Boyz, me të cilin u bë fitues i shumë çmimeve muzikore prej ari dhe platini.

Si producent, ai mori pjesë në krijimin e shumë hiteve si “Goodies” dhe “Yeah!”, për të cilën ai mori një çmim Grammy për bashkëpunimin më të mirë rap/vokal. Kënga “Turn Doën for What” e regjistruar nga ai dhe DJ Snake u bë një hit global që fitoi çmime të shumta, një prej tyre si kënga më e mirë elektronike e Billboard.

Pas shkrimtarit dhe aktivistit amerikan Shaun King, Lil Jon u bë amerikani i dytë i famshëm që kalon në Islam në javën e parë të Ramazanit, muajit musliman të agjërimit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit