2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

RËNDËSIA E BALANSIT – Nga hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

Secili besimtar musliman e ka një detyrë e cila e tejkalon rrafshin e obligimeve individuale. Është ajo detyra e reflektimit pozitiv, promovimit të vlerave, përhapjes së mirësisë, e cila në gjuhën e fesë quhet thirrje në rrugën e Allahut. Qëllimi I kësaj thirrjeje është të përhapet drita dhe dija, ti shpallet luftë injorancës dhe errësirës, për aq sa e lejojnë mundësitë dhe kompetencat. Në këtë rast nuk duhet marrë rolin e gjykatësit e as të detyruesit I cili përpiqet (qoftë edhe me qëllim të mirë) që dhunshëm të detyrojë njerëzit ta pranojnë fenë ose mësimet e saj. Islami komunikon me arsyen dhe ndërgjegjen e njeriut ndaj nuk ka nevojë për vrazhdësi në asnjë mënyrë ngase vrazhdësia prish cdo gjë, e mbi të gjitha komunikimin e mirëfilltë.
“Ne u bëmë juve umet mesatar që të jeni dëshmitarë për njerëzimin.” (Bekare, 143)
Vetëm komunikimi I mirëfilltë në këtë drejtim e paraqet Islamin në frymën e tij origjinale që do të ishte kufiri I poshtëm I përgjegjësisë së secilit thirrës në aktivitetin e tij, pra, që nëse nuk arrin ti shërbejë Islamit, së paku të mos e dëmtojë atë. Mjafton të prezantohet ashtu si është: I balansuar dhe korrekt në të gjitha fushat që ai I prekë dhe për të cilat ka ofertë. Njeriu mund të mos jetë në gjendje që këtë ta paraqesë me fjalë, dije dhe teori, por gjithësesi mundet që këtë ta bëjë me shëmbull praktik. Mjafton të mos e ngarkojë praktikën me atë që është e tepërt dhe nuk duhet.
Shmangia nga praktikat devijante të fanatizmit të cfarëdo lloji qoftë, krijon hapësirë të përshtatshme për përhapjen dhe kultivimin e vlerave, e që në këtë fushë Islami ka ofertën më të mirë dhe më të begatë.

11.01.2017

Hoxhë Ekrem AVdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit