0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Religjioz, ish-komando, i pasur,…: Ky është profili i kryeministrit të ri izraelit

Më të lexuarat

Marrëveshja për bashkëqeverisje të partive Yamina dhe Yesh Atid në Izrael, i dha fund pushtetit të Netanyahu pas 12 vitesh, dhe i dha vendit të Lindjes së Mesme një kryeministër të ri.

Por kush është Naftali Bennett, lideri i partisë së djathtë Yamina?

Bennett ka qenë me vite një aleat solid i ish-kryeministrit Netanyahu. Ish-komando, ishte shumë afër qarqeve lobuese në Shtetet e Bashkuara falë së kaluarës së tij.

Ai ka qenë një sipërmarrës tejet i suksesshëm në fushën e teknologjisë, shkruan A2news.

Produktet e tij në fushën e sigurisë kompjuterike i mundësuan transferimin në Nju Jork për disa vite, ku shiti kompaninë e tij për 140 milionë dollarë.

Bennett ka qenë një mbështetës i hershëm i kolonive hebraike në territorin e pushtuar, si dhe kundërshtar po aq i fortë i krijimit të një shteti palestinez.

Ish-lider i lëvizjes kryesore pro kolonive, Yesha, Benett e ka bërë aneksimin e territorit të pushtuar në 1967 një pjesë kryesore të platformës politike.

Koalicioni i Bennett me ish-gazetarin Yair Lapid duket i çuditshëm, në shikim të parë. Yamina i drejtohet pjesës më fetare të elektoratit, ndërkohë që Yesh Atid shtresës së mesme me qasje perëndimore, por gjithçka duket e harruar në funksion të kompromisit politik që si objektiv madhor ka eliminimin politik të Netanyiahu.

Marrëveshja parashikon drejtimin e Bennet deri në vitin 2023, dhe më pas një rotacion ku kryeministër do të jetë Yair Lapid.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit