2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Rekord biznesesh të regjistruara në tremujorin e parë të 2023-ës

Më të lexuarat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur të shtunën se 3.086 biznese të reja janë regjistruar në tremujorin e parë të viti 2023, që sipas tij, përbën shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Në një postim në Facebook, Murati ka njoftuar se ekonomia e Kosovës po vazhdon zgjerimin pavarësisht krizave globale.

“Rekord numër i bizneseve të hapura në tremujorin e parë 2023. Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë”, ka shkruar ai.

Në sektorin e prodhimit, siç ka njoftuar Murati, janë hapur 353 biznese të reja, “gjë që e bën sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë”.

“Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, ka shkruar tutje ministri i Financave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit