-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

REISUL ULEMA PRITI AMBASADORIN E RMV NË ZVICËR Z. Mr REXHEP DEMIRIN

Më të lexuarat

REISUL ULEMA PRITI AMBASADORIN E RMV NË ZVICËR Z. Mr REXHEP DEMIRIN

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti ambasadorin e RMV në Zvicër z. Mr. Rexhep Demirin i shoqëruar nga i nderuari Mr.Faruk ef. Shakiri, ish-Diplomat tani Afarist dhe anëtar i kuvendit të OEMVP-së.
Reisul Ulema së pari falënderoi ambasadorin për vizitën dhe shfrytëzoi rastin që t’i uroj detyrën e re të ambasadorit të RMV në Bern të Zvicrës duke i uruar shëndet dhe suksese të reja në diplomaci.
U bisedua për shumë çështje me rëndësi për bashkatdhetarët tanë, në veçanti u bisedua për rëndësinë e kultivimit të implementimit të gjuhës shqipe për nxënēsit e bashkatdherarëve tanë si dhe gjuhët e komuniteteve tjera nga RMV.
Reisul Ulema i siguroi ambasadorit se do jenë në përkrahje maksimale që kjo ide e rëndësishme të filloi të realizohet
Ambasadori Z. Demiri, poashtu i falënderoi Reisul Ulemanë dhe tha se do jetë në shërbim të bashkatdhetarëve tanë, qendrave kulturore islamike dhe KMSH të Zvicrës si dhe shumë çështjeve tjera.
Reisul Ulema para ambasadorit e çmoi lartë punën e KMSH së Zvicrës në organizimin e jetës fetare islame në krye me H. Mehas ef Alinë dhe imamët në përgjithësi
Reisul Ulemanë e shoqëroi u.d. Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver ef Xhemaili dhe ish drejtor i Diasporës i cili i njeh proceset e organizimit të jetës fetare islame dhe Dr. Abdulkerim ef Iseini, shef i kabinetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit