REISUL ULEMA PRITI AMBASADORIN E ITALISË NË SHKUP Z. ANDREA SELVESTRE
më 30.04.2024 Reisul Ulema Hfz. Shaqir Fetai priti ambasadorin e Italisë në Shkup Z. Andrea Selvestre.
Reisul Ulema i falënderoi për këtë takim dhe biseduan për shumë çështje, në veçanti biseduan për liritë fetare të besimtarëve nga RMV me punë të përkohshme në Itali, si dhe organizimin e jetës fetare në këtë vend.
Ambasadori Z. Andrea Selvestre shprehi falënderimet e tija të përzemërta për ftesat që ia bënë në çdo solemnitet dhe kërkoi falje që nuk mundi të prezentoi në manifestimin e Baklavasë së Bajramit, sepse nuk ka qenë në Shkup.
Poashtu, uroj BFI për menaxhimin e jetës fetare dhe për unitetin e muslimanëve në RMV.
U bisedua edhe për dialogun ndërfetar, që është një vlerë në shoqëritë ndërnacionale dhe ndërkonfesionale.