27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Regjimi i Asadit vazhdon të vrasë me bombat fuçi

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se regjimi i Asadit në periudhën janar-tetor të këtij viti ka hedhur të paktën 5 mijë e 318 bomba fuçi në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Regjimi sirian ka përdorur të paktën 634 bomba fuçi në muajin janar, 502 në shkurt, 495 mars, 938 në prill, 412 në maj, 1.271 në qershor, 224 në korrik, 92 në gusht, 216 në shtator”, thuhet në raportin e SNHR ku bëhet e ditur se forcat e regjimit në periudhën 10 mujore të këtij viti kanë hedhur të paktën 5 mijë e 318 bomba në Siri.

Më tej në raportin e SNHR-së thuhet se helikopterët e regjimit kanë hedhur të paktën 534 bomba fuçi ku si pasojë kanë humbur jetën 6 civilë nga të cilët 3 fëmijë.

“Regjimi ka përdorur në mënyrë sistematike dhe të përhapur bombat fuçi dhe se me këtë regjimi ka kryer krim kundër njerëzimit”, thuhet në raport.

Ndër të tjera në raport vihet në dukje se duhet të zbatohet embargo e armëve ndaj regjimit dhe gjithashtu bëhet thirrje se duhet të gjykohen personat dhe organizatat që ofrojnë mbështetje në para dhe armë.

Kostoja 50 dollarë, por efekt i madh shkatërrues

Regjimi preferon këto bomba për shkak të kostos së ulët dhe efektit të madh shkatërrues që kanë ato, një kosto prej rreth 50 dollarësh. Duke përdorur këto bomba kryesisht në zonat civile, regjimi synon të shkaktojë humbjen më të lartë të jetëve. Një bombë fuçi sipas mbushjes shpërthyese mund të ketë një rreze shkatërrimi prej 50 deri në 200 metra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit