18.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Bangladeshi kërkon zgjidhje të përhershme për krizën e Rohingyave

Më të lexuarat

 – Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe në Bangladesh, Mohammad Habibe Millat, ka përshkruar krizën e refugjatëve Rohingya si “katastrofë më të madhe të shkaktuar nga njeriu në botë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Millat theksoi se vendi i tij është duke bërë gjithçka të mundshme për të ndihmuar mbi 600 mijë muslimanët Rohingya të cilët kanë kaluar kufirin nga Mianmari që nga 25 gushti, por shtoi se kjo nuk është një “zgjidhje e përhershme”.

Duke folur në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të Federatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në Antalia të Turqisë, Millat tha se: “Prej 25 gushtit, më shumë se 600 mijë muslimanë Rohingya, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, kanë kaluar kufirin nga Mianmari në Bangladesh. Kjo është një fatkeqësi më e madhe e shkaktuar nga njeriu në botë. Ne si qeveri e Bangladeshit dhe Shoqatë e Gjysmëhënës së Kuqe përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe të hapim kufirin tonë për ata, për arsye humanitare. Ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për të ndihmuar muslimanët Rohingya, por kjo nuk është një zgjidhje e përhershme”.

Ai tha se dimri i afërt ka ngritur frikën për mirëqenien e refugjatëve të vendosur në kampe të improvizuara përgjatë kufirit.

Refugjatët Rohingya kanë ikur nga një operacion ushtarak në të cilin forcat e sigurisë dhe turmat budiste kanë vrarë meshkuj, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë djegur fshatrat e muslimanëve Rohingya.

Në shtator, ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Abul Hasan Mahmood Ali, tha se rreth tre mijë muslimanë Rohingya ishin vrarë në mënyrë të ashpër.

Turqia ka qenë në ballë të ofrimit të ndihmës për refugjatët Rohingya dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, e ka ngritur çështen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Millat, i cili gjithashtu një ligjvënës i Bangladeshit, vlerësoi vizitën zonjës së parë turke, Emine Erdoğan, në kampet e improvizuara në Bangladesh.

Zgjidhje e përhershme 

“Dua të falënderoj atë si personin e parë të nivelit të lartë për të vizituar kampet. Një nga gratë refugjate i tha zonjës së parë se ata ishin tortuaruar. Ata janë me fat që mbijetojnë dhe kalojnë kufirin. Turqia dhe institucionet e saj punojnë shumë për të zgjidhur këtë krizë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe përpjekjet e Turqisë i bëjnë gjërat pak më të lehtë, por ende kemi rrugë të gjatë për të ecur”, tha Millat.

Ai vlerësoi përpjekjet e IFRC-së në ofrimin e ndihmës humanitare për refugjatët.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të ndihmojmë muslimanët Rohingya aq sa mundemi, por ne jemi vend me të ardhura të mesme. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbajë mend atë. Falënderojmë qeverinë dhe popullin e Turqisë për gjestin e tyre shumë të mirë dhe ne e vlerësojmë këtë”, u shpreh Millat.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe në Bangladesh bëri thirrje që bota të “fliste me të njëjtin zë dhe të ushtronte presion ndaj qeverisë së Mianmarit”, gjë e cila sipas tij, “ndoshta është zgjidhje e përhershme”.

Muslimanët Rohingya, të përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të persekutuar në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmit që nga koha kur dhjetra u vranë në dhunën komunale të vitit 2012.

OKB-ja dokumentoi përdhunimet në masë, vrasjet, përfshirë fëmijë, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga personeli i sigurisë.

Në një raport më herët këtë vit, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e IFRC-së përfundon të shtunën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit