Ditën e diel u realizua ndoshta referendumi më i rëndësishëm në historinë e Republikës së Turqisë i cili zgjoi interesin e mbarë botës, përfshirë edhe interesin e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në këtë referendum 51.4% të qytetarëve të Turqisë votuan për ndryshimet kushtetuese me të cilat parashihet ndryshimi i sistemit qeverisës, pra kalimi nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial.
Shkruan: Murat M. ALIU
Ditën e diel u realizua ndoshta referendumi më i rëndësishëm në historinë e Republikës së Turqisë i cili zgjoi interesin e mbarë botës, përfshirë edhe interesin e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në këtë referendum 51.4% të qytetarëve të Turqisë votuan për ndryshimet kushtetuese me të cilat parashihet ndryshimi i sistemit qeverisës, pra kalimi nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial.
Kush Fitoi?
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të referendumit logjikisht u hap debati se kush është fituesi në këtë referendum. Numerikisht fitues janë mbështetësit të sistemit të ri. Por shikuar rezultatet nga ‘më afër’ është pak sa vështirë të përcaktosh fituesin e ‘vërtetë’, sepse zakonisht ndryshimet kushtetuese, veçanërisht ndryshimet të cilat u miratuan në këtë referendum të cilat në esencë janë radikale/revolucionare, kërkojnë një konsensus më të gjerë popullorë, në kuptimin e përfshirjes sa më të madhe të grupeve, identiteteve, ideologjive dhe klasave të ndryshme. Sidoqoftë duke u bazuar në formulën parësore të logjikës së referendumit dhe demokracisë pluraliste “50+1”, rezultati i dal nga referendumi plotësisht është legal dhe ligjorë dhe si pasqyrë e shumicës së vullnetit të popullit imponon imperativin ose domosdoshmërinë për respektimin dhe zbatimin e tij.
Ndër të tjerash vlerësojë se duhet thënë ca fjalë edhe për atë se kush ishte faktori kryesorë që shtyu turqit të thuan Po në këtë referendum? Pa mos e zgjatur shumë faktori kryesorë që shtyu qytetarët e Turqisë të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese padyshim është figura presidentit Rexhep Taip Erdoğan. Sipas të gjitha analizave figura karizmatike dhe aftësia e tij për të njëjtësuar demosin/popullin me qenien tij personale apo për të integruar popullin në vetvete nxori këtë rezultat, në të kundërtën ky rezultat do të ishte i pamundur. Anketat e realizuara vite me radhë tregojnë se mbështetja për sistemin presidencial asnjëherë nuk ka kaluar 35 përqindëshin e votave të qytetarëve të Turqisë. Në këtë kontekst personi më meritorë dhe ndoshta fituesi i vetëm në gjithë këtë proces është presidenti Rexhep Taip Erdoğan. Këtë fakt e e vërteton edhe përqindja e votave të fituara në zgjedhjet e vitit 2014 kur ai u zgjodh presidenti i Turqisë, e cila ishte gati se e njëjtë me përqindjen e dalë nga referendumi i së dielës.
Çfarë mesazhi dhanë qytetarët në këtë referendum?
51, 4% e qytetarëve votuan pro ndryshimeve kushtetuese, ndërsa kurse 48, 6% votuan kundër. Çfarë porosie dhanë këta numra? Duke u bazuar në këto numra, qytetarët para së gjithash i dhanë një porosi të fuqishme partisë në pushtet, pra Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për të rishqyrtuar i gjithë spektrin e politik bërjes së deritanishme, kështu duke aluduar në gabimet dhe të metat e shumta të cilat janë bërë gjatë qeverisjes në këtë periudhë. AKP si aktori kryesorë e cila ka mbështetur ndryshimet kushtetuese nga 30 qytetet më të mëdha në Turqi në 17 prej tyre, përfshirë këtu edhe 3 qytetet më të mëdha të Turqisë, Stambollin, Ankaranë dhe İzmirin, nuk arriti të fitoj shumicën e votave të qytetarëve dhe ky fakt në vetvete flet për shumë gjëra dhe jep një porosi shumë të qartë që AKP seriozisht duhet bërë ndryshime rrënjësore.
Ndryshimet duhet bërë në dy nivele. Në nivel ideor dhe strukturorë. Në nivel ideor duhet rinovuar konceptet me të cilin do t’i qaset shoqërisë dhe politikës. Kurse në nivel strukturorë duhet ndryshuar kuadrot e vjetra të konsumuara dhe të sjelle kuadro të reja të cilët do të bëjnë të mundur ndryshimin ideorë.
Porosinë e dytë qytetarët ia drejtuan partive opozitare, respektivisht partisë më të madhe opozitare në Turqi, Partisë Republikane Popullore (CHP), duke ia bërë me dije që ka kaluar koha kur shteti udhëhiqej nga një oligarki/elitë e vogël byrokratike e cila ishte sinonim i CHP-së dhe se ka ardhur koha për një rivlersimin të një pjese të parimeve të kemalizmit (interpretimi i laicitetit dhe shekullarizmit, qasja elitiste ndaj popullit, prirjet për inxhinering social në mënyrë vertikale), që përbënë ideologjinë bërthamë të CHP-së, parime të cilët janë në kundërshtim të plotë me demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe mbi të gjitha me ethosin e shoqërisë turke.
Çfarë do të ndryshojë me sistemin e ri?
Pritjet e mbështetësve të sistemit të ri janë madhore. Mbështetësit e ndryshimeve kushtetuese presin që Turqia e qeverisur me një sistem presidencail të arrijë progres dhe zhvillim në të gjitha fushat, por më së tepërmi në ekonomi, siguri dhe në zhvillimin e industrisë ushtarake. A do të thotë kjo që me sistemin presidencial a priori do të realizohen këto objektiva? Natyrishtë që jo. Sistemi presidencial në vetvete nuk do të thotë asgjë nëse nuk ekziston vullneti politik i elitave politike për ti hecë proceset përpara. Progresi nvaret nga vullneti politik i elitave politike dhe aftësia e udhëheqjes së shtetit nga ana e tyre.
Por me sistemin e ri presidencial një gjë është e sigurtë dhe pozitive; me këtë sistem një herë e përgjithmonë do t’i jepet fund sistemit së tutelës ushtarake dhe ndërhyrjeve militariste dhe antidemokratike të juntës ushtarake në politikën civile. Deri para disa viteve junta ushtarake ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e përgjithshëm të politkës civile në vend dhe si pasoj e këtyrë ndërhyrjeve është penguar zhvillimi “normal” i politikës civile, demokracisë, rjedhimishtë me këtë është penguar edhe arritja e progresit në respketimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe zhvillimit ekonomik. Ndërsa tani me sistemin e ri ushtria do të mer vendin e duhur si në të gjitha vendet demokratike në botë. Në këtë sistem ushtria do të merret me çështjet e përcaktuara me ligj në fushën përkatëse, kurse ndërhyrjet në politikën civile do të jenë të pamundëshme.
***
Rezultati i referendumit nuk do të kufizohet vetem me ndryshimet të cilat do të vijnë në partitë politike, por do të lindë rezultate shumë më të gjëra politike dhe sociale. Me sistemin e ri presidencial në Turqi do të ndryshoj sjellja dhe sociologjia politike. Zgjedhjet e vitit 2019 do të jenë fillimi i këtij ndryshimi.